Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) ka shpallur konkursin për punime kërkimore, duke ftuar hulumtuesit e rinj të aplikojnë për Çmimin e BQK-së për Ekonomistët e Rinj, shkruan Katror.info.
Ky çmim synon të nxisë kërkimin shkencor dhe të kontribuojë në zhvillimin e sektorit financiar në Kosovë.
Temat e konkursit përfshijnë ndikimin e inteligjencës artificiale në sektorin financiar, rreziqet e mashtrimeve financiare dhe parandalimin e pastrimit të parave, tranzicionin drejt ekonomisë së gjelbër, evoluimin e tregjeve financiare, ndikimin e remitancave dhe mbrojtjen e konsumatorëve në financat digjitale.
Afati i fundit për dorëzimin e punimeve është 1 tetor 2025./Katror.info