Shumë breza fëmijësh adhuruan dhe adhurojnë tullat dhe katrorët LEGO, të cilat shumë i konsiderojnë si argëtim të shkëlqyeshëm për fëmijët, një që zhvillon aftësitë e tyre motorike. LEGO është një nga markat më të famshme në botë dhe ka një logo shumë të njohur. Por shumë njerëz nuk e kanë idenë se çfarë do të thotë LEGO.
Ja një shpjegim.
Ole Kirk Kristiansen, krijuesi i tullave LEGO, kombinoi dy fjalët daneze Leg dhe Godt (Luaj mirë) dhe nxori fjalën LEGO. Por informacionet zyrtare nga kompania LEGO thonë se ai nuk ka qenë në dijeni që LEGO është një fjalë latine që do të thotë “kam bashkuar”.
Historia e tullave LEGO filloi në vitin 1932 kur marangozi danez Ole Kirk Kristiansen filloi të bënte lodra nga druri. Katër vjet më vonë ai doli me emrin LEGO dhe lindi një ikonë. Më vonë, tullat LEGO filluan të prodhoheshin nga materiali plastik dhe sot e kësaj dite janë shitur miliona kuti të tyre./Katror.info