Kushdo që pak i përcjellë pak trendet e kuzhinës qoftë përmes revistave, rrjeteve sociale apo portaleve, e din se sa e famshme asht ba vitin e fundit receta e bukës me hudhër, e njohur ndërkombëtarisht si “garlic bread”.
Qoshet krokante t’bukës t’rreshkun, shija barishtore e magdanozit t’freskët, butësia e tulit t’bukës me hudhër e kashakvall veç kur përmenden t’shtijnë me lakmu, se leje ma me ja ndi erën kësaj bombe shijesh që s’don shumë punë për me pas’ t’gatshme n’pak minuta.
PËRBËRËSIT:
100 gr gjalpë (n’temperaturë dhome)
2 lugë vaj ullini
5 thelpinjë hudhër (t’imtësume)
1 lugë t’mesme kripë
50 gr magdanoz t’freskët (t’imtësum)
150 gr kashkavall ose djathë parmezan
1 bukë (e prerë n’mes)
HAPI 1:

Shto gjalpin, vajin e ullinit, kripën, magdanozin dhe hudhrën e grirë n’nji enë.
HAPI 2:

Përziji përbërësit mirë deri sa t;zbutet mirë gjalpi.
HAPI 3:

Shtreji bukët e prera n’mes n’tepsi. Nëse ka nevojë preji që me zan9 vend tamam. Lyji bukët me gjalpëe shpërndaje gjalpin mirë.
HAPI 4:

Gjatë kohës sa je duke e përgatitë gjalpin dhe bukën, nxeje furrën n’180C. Kur bukët t’jenë t’gatshme vendosi n’furrë e pjeki për 8-10 minuta. Largo prej furrës, shto pak kashkavall apo djathë parmezan dhe pjeki për 2 minuta t’tjera.
HAPI 5:

Nxjerri bukët prej burrës, preji n’rriska mesatarisht t’trasha e servo me çkado që ta don zemra.
Ne ta rekomandojmë që me bukën e hudhrës me bashkangjitë nji sos domatesh t’përgatitun vet, apo salcë kosi. Shijo!
Ky artikull është përgatit’ nga Kaltrina Zhushi. Për me pa receta të mira dhe te shëndetshme, mundeni me e vizitu blogun e saj në Instagram: https://www.instagram.com/gurmaneria/