Kuvendi i Kosovës nesër (e hënë, 12 tetor) do të mbajë seancë plenare ku në rend dite do të jetë shqyrtimi i projekt-buxhetit për vitin 2025.
Ky projekt-buxhet në vlerë prej 3.6 miliardë euro, përfshin rritje të investimeve në arsim, shëndetësi dhe infrastrukturën publike, duke synuar përmirësime të mëdha në këto sektorë.
Ndërsa qeveria ka theksuar rëndësinë e këtyre fondeve për zhvillimin ekonomik, opozita e ka kundërshtuar duke e cilësuar si të dëmshëm këtë projekt-buxhet.
Kalimi i projektligjit bëhet përmes shumicës së thjeshtë të deputetëve 50+1 përqind.
Buxheti për vitin 2025 do të jetë 3.6 miliardë euro./Katror.info