Samsung po planifikon të zbulojë serinë e re të telefonave të fuqishëm Galaxy S23 në një ngjarje që do të mbahet në javën e parë të shkurtit të vitit 2023.
Mediat koreane duke u thirrur në burime brenda gjigantit të teknologjisë, kanë njoftuar se prezantimi i telefonit do të bëhet në San Francisko.
Kjo seri pritet të lansohen globalisht më vonë në po të njëjtin muaj.
Galaxy S23 pritet të jetë i fuqizuar nga ‘Snapdragon 8 Gen 2’, duke hequr çipin e brendshëm të përdorur për një pjesë të këtij telefoni, Exynos.