Reperi i njohur, Capital T ka finalizuar projektin e tij më të ri i cili u publikua sot në ora 16:00.
Capital T ka bërë të ditur se kënga e re e tij titullohet “Dashnisë”.
“Dashnisë” nesër në ora 16:00”, shkroi Capital T në mbishkrimin e fotografive të publikuara në Instagram.
Muzika është punuar nga Irkenc Hyka, teksti nga Capital T bashkë me Irkenc Hykën dhe Ols Bylyku. Ndërsa mix&master nga JoJo, dhe videoklipi nga Valon Aziri.
Reperi së fundmi ka qenë mjaft aktiv ku ende po e shijon suksesin e këngës me titull “Hera e fundit”.
Kangen e re dëgjojeni e shijojeni…/Katror.info