33-vjeçari Can Yaman është një aktor, model dhe avokat që ka çmendur së fundmi femrat kroate. Duket se euforia do të nisë sërish pasi ai po luan në serialin Hëna e plotë, i cili nis transmetimin në Kroaci.
“Ai është i vetmi yll i serialit”, shkruan shikueset femra teksa Can po luante në serialin turk Between Two Fires.
Sipas shumëkujt, ai është një nga aktorët më të pashëm turk dhe e quajnë “Jason Momoa i Turqisë”.
Aktori jeton në Itali vitet e fundit dhe njihet edhe për lidhjen e shkurtër me prezantuesen italiane Diletta Leotta. Ish-çifti u fejuan pas një muaji lidhje dhe ata planifikuan një dasmë luksoze që nuk u zhvillua kurrë. Që nga ndarja, aktori e ka mbajtur jetën e tij të dashurisë private dhe Diletta tani është me portierin gjerman Loris Karius, me të cilin është në pritje të një fëmije.

Ndryshe, aktori turk që herë pas here punon edhe si model është me origjinë nga Kosova.
“Gjyshi im ka jetuar në Prishtinë, ku ka lindur. Nuk kam qenë kurrë atje, nuk e di gjuhën. Prindërit e mi kanë lindur në Stamboll, ashtu si unë”, tha aktori në një nga intervistat, shkruan Katro. info.
Yaman jetoi për një kohë në SHBA dhe më pas u kthye në vendlindjen e tij, Turqi, ku u diplomua në Fakultetin Juridik. Më në fund ai filloi karrierën e tij të aktrimit dhe u bë i njohur me serialin Endërruesi për të cilin fitoi shumë çmime. /Katror.info