Carlo Nohra, kreu i Saudi Pro League, ka dhënë një intervistë të gjatë për “La Repubblica”, ku ka folur për objektivat e Arabisë Saudite, duke mohuar dëshirën për të marrë pjesë në Champions League.
CEO i kampionatit arab shtoi se ata kanë Champions-in e tyre dhe se synojnë që të përforcojnë sa më shumë kompeticionet e tyre.
“Ky nuk ka qenë kurrë qëllim. Jemi në Azi dhe ne po luajmë për Champions League-n e Azisë, nuk ka arsye të mendojmë ndryshe. Duam të rrisim standardet e kompeticioneve në të cilat marrim pjesë”-theksoi Nohra. /Katror.info
Përgatiti:
