Ka disa rregulla të thjeshta që duhen ndjekur për të balancuar temperaturën e dhomës ku fle sidomos në dimër, kur bën shumë ftohtë.
Të flesh 7 ose 8 orë gjumë nuk mjafton nëse nuk fle rehat. Ekspertët thonë se: temperatura e dhomës së gjumit është një nga elementët më të rëndësishëm për të fjetur mirë që trupi dhe mendja të pushojë.
Sipas OBSH (Organizatës Botërore të Shëndetit), temperature më e mirë për të bërë një gjumë të rehatshëm është 20-25 gradë celsius, ndaj të këshillojmë që kjo të jetë temperature e dhomës.
Edhe Dr. Camilla Ferrari, specialiste e neurologjisë në Universitetin e Firencës, ka folur për këtë temë. Sipas saj është e rëndësishme që dhoma të ketë të njëjtën temperaturë si truri dhe organet. Përgjithësisht temperatura e tyre është 37 gradë celsius dhe ulet pak çdo ditë duke sjellë kështu ndryshime.
Rënia e temperaturës së trupit fillon me një 1 ose 2 gradë pak para së të flemë dhe arrin pikun e rënies në orën 4-6 të mëngjesit dhe më pas nis të rritet shpejt para zgjimit. Nëse temperatura e ambientit është shumë e lartë ose shumë e ulët trupi nuk e mban dot balancën dhe kërkon të zgjohet. /Katror.info
Përgatiti:
