Memoriali i Veteranëve në Anthem (AVM) në Arizona, është një monument i ngritur për nder të shërbimit dhe sakrificës së forcave të armatosura të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Megjithatë, ky memorial është “jo i plotë” gjatë 364 ditëve të vitit. Për t’u “plotësuar”, nevojiten rrezet e diellit dhe një kohë shumë specifike, shkruan boredpanda.com.

Pikërisht kur shënohet Dita e Veteranëve më datë 11 nëntor, në orën 11:11, rrezet e diellit kalojnë nëpër elipset e pesë shtyllave të Shërbimeve të Armatosura për të formuar një qendër të përsosur diellore mbi një mozaik të Vulës së Madhe të Shteteve të Bashkuara.
Këto pesë shtylla përfaqësojnë unitetin e pesë degëve të ushtrisë së Shteteve të Bashkuara që shërbejnë së bashku.

Ato përfshijnë Ushtrinë e Shteteve të Bashkuara, Trupat Detare të Shteteve të Bashkuara, Marinën e Shteteve të Bashkuara, Forcat Ajrore të Shteteve të Bashkuara dhe Rojet Bregdetare të Shteteve të Bashkuara.
Shtyllat janë të shkallëzuara në madhësi me vendosjet e tyre të përshtatshme të vulave ushtarake në secilën shtyllë, bazuar në përparësinë e përcaktuar nga Departamenti i Mbrojtjes.

Ndërtimi i këtij monumenti u bë me një përkushtim shumë të madh, në mënyrë që secili parashikim të funksionojë ashtu siç ishte projektuar.

Tani një herë në vit, më datën 11-të të muajit të 11-të, saktësisht kur ora shënon 11:11 paradite, rrezet e diellit kalojnë nëpër elipset e pesë shtyllave dhe kështu formojnë një qendër të përsosur diellore mbi një mozaik të Vulës së Madhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës./Katror.info
Përgatiti:
