Shefi i Red Bull, Christian Horner, konfirmoi se McLaren ka zhvilluar bisedime për një marrëveshje të mundshme për furnizim me motor nga viti 2026.
CEO i McLaren, Zak Brown, së fundmi vizitoi fabrikën e Red Bull në Milton Keynes, teksa shqyrton një partneritet për prodhimin e motorit për tre vjet kur rregulloret e reja të F1 të hyjnë në fuqi, me motorë të modifikuar për të prodhuar emetime zero të CO2.
Disa ishin të befasuar që Red Bull, i cili do të jetë partner me Ford nga viti 2026 për të formuar Red Bull Ford Powertrains, hapi dyert për Brown pas kritikave të tij të ashpra ndaj ekipit të Horner në vazhdën e sagës së shpenzimeve të vitit të kaluar, kur kampionët e botës u gjobitën .
Megjithatë, Horner këmbënguli se bisedime të tilla janë ” të natyrshme” pasi McLaren planifikon se cilën rrugë do ta ndjekë më pas. Ekipi me bazë në Woking aktualisht me motorë furnizohet nga Mercedesi.
“Mendova se ai po vinte për drekë,” tha me shaka Horner për vizitën e Brown në selinë e Red Bull.
“Është e natyrshme që ne do të flasim me klientët e mundshëm.”
Drejtori i ri i ekipit të McLaren, Andrea Stella – i cili zëvendësoi Andreas Seidl– gjithashtu konfirmoi se bisedimet kanë filluar, megjithëse insistoi që ekipi të ka një “partneritet solid” me Mercedesin.
Italiani tha: “Është e qartë se duke hedhur shikimin larg përpara, ju doni të kuptoni se çfarë është në dispozicion. Nuk duhet të jetë shumë e papritur.”
McLaren thuhet gjithashtu se është në diskutime me Honda-n, pasi prodhuesi japonez mendon të rikthehet në Formula 1 nga viti 2026. Honda aktualisht mbështet Red Bull-in, megjithëse zyrtarisht u largua nga F1 në fund të 2021.
Red Bull Ford, Ferrari, Mercedes, Alpine, Audi dhe Honda janë regjistruar të gjithë si furnizues të njësive të energjisë nga viti 2026, duke lënë McLaren, Aston Martin, Haas dhe Williams si ekipe që kanë nevojë për arritjen e marrëveshjeve./Katror.info