Johnny Depp është tejet i kërkuar dhe i dashur për publikun. Ai është gati të jetë pjesë e një shfaqje të madhe të organizuar nga Rihanna.
Burimet e TMZ thonë se ai do të jetë mysafirë surprizë në showin e kompanisë së veshjeve të brendshme, e themeluar nga Rihanna, e cila quhet ‘Savage X Fenty.’
Ai do të jetë fokusi i një prej momenteve më “IN” të shfaqjes. Depp do të jetë mashkulli i parë në historinë e shfaqjes “Savage X Fenty” që do të marrë jetë pjesë.
Sa për mënyrën se si do të duket Depp, na është thënë se atmosfera është “cool dhe elegant” dhe funksionon për të gjitha aspektet e artit të Johnny – muzikën, modelimin dhe aktrimin.