Dy artistët e mirënjohur shqiptarë, Alban Skenderaj dhe Dafina Zeqiri janë bashkuar në një projekt të lansuar të enjten.
Projekti i quajtur “E para / I pari”, ende pa u bërë 24 orë ka arritur t’i mbledhë 32 mijë shikime në platformën “YouTube”.
Ky projekt është produkt i “Avaxus”, ndërsa melodia dhe teksti janë bërë nga Alban Skenderaj e videoja nga “SmartMotions”. Videon mund ta shihni këtu.
Zeqiri së fundmi ishte pjesë e një projekti tjetër të përbashkët me këngëtarin Yll Limani, i cili u lansua para dy javësh me emrin “Kaje”./Katror.info