Këngëtarja Dafina Zeqiri vazhdon të jetë aktive me këngë të reja, të cilat njëra pas tjetrës po bëhen hite.
Nuk kalon muaji dhe Dafina të mos lansojë së paku një këngë e ndonjëherë edhe dy të tilla.
Këto ditë ajo ka lansuar këngën e saj me Rrzon e cila quhet “Fuxk You”, këngë kjo që është lansuar në kanalin e producentit të njohur kosovar.
Por, këngëtarja nuk do ta mbarojë verën me kaq.
“2023 @GhettoGeasy”, ka shkruar ajo mbi këtë foto, e cila duket të jetë një shkëndjë bashkëpunimi mes dyshes së suksesshme. /Katror.info