Kanë dalë në shitje biletat e ndeshjes mes Zvicrës dhe Kosovës, ka njoftuar Federata e Futbollit e Zvicrës.
Biletat gjenden online në faqen www.ticketmaster.ch
Ndeshja pritet të zhvilohet më 5 shtator, në orën 20:45 në stadiumin St. Jakob-Park në Bazel.
Për kualifikueset e Botërorit të vitit 2026, Kosova është vendosur në Grupin B, me kundërshtarë si Zvicra, Suedia dhe Sllovenia.
Kjo nuk është hera e parë që këto dy kombëtare takohen. Më herët kishin luajtur së bashku në kualifikimet për Euro 2024. Të dy ndeshjet ishin mbyllur baras. /RTK/Katror.info