Përfaqësuesja e Kosovës në futboll do ta fillojë sezonin e ri të Ligës së Kombeve më 6 shtator. Ndeshjen hapëse Kosova do ta zhvillojë kundër Rumanisë në “Fadil Vokrri”. E për këtë ndeshje veçse kanë dalë biletat në shitje.
Sipas njoftimit të Federatës të Futbollit të Kosovës, biletat do të shiten vetëm online, përmes platformës Eu.ebileta.
Çmimet do të jenë si në ndeshjet e tjera zyrtare të Kombëtares së Kosovës.
Në tribunat në Jug dhe Veri, një biletë kushton 5 euro, ndërsa 10 euro kushton në Lindje e 20 në Perëndim.
Kosova luan në Grupin 2 të Ligës C.
Pos Rumanisë, në shtator Kosova do ta luajë edhe ndeshjen kundër Qipros më 9 shtator, në Qipro.
Dy ndeshjet tjera, atë me Lituaninë dhe me Qipron (ndeshjen e kthimit), do të zhvillohen në muajin tetor.
Kurse dy përballjet e fundit do t’i zhvillojë në nëntor, me Rumaninë më 15 dhe me Lituaninë në “Fadil Vokrri” më 18 nëntor./Katror.info