Organizatori në mbrëmjen përmbyllëse më 21 shkurt të “Turkish National Womens Cup Alanya 2023”, ka shpallur më të mirët e turneut.
Kosova mori dy çmimet kryesore. Kombëtarja dardane u shpall kampione e turneut, ndërsa kapitenia Erëleta Memeti u shpall lojtarja më e mirë e turneut.

Vendi i dytë u takoi bullgareve.
Përveç kupave vendi i parë dhe i dytë u stolisen edhe me medalje. Kosova në këtë turne realizoi tri fitore, duke mposhtur Estoninë (2:1), Hong Kongun (7:0) dhe Bullgarinë (2:1).
Ekspedita e Dardaneve u kthye dje në Kosovë./Katror.info