Rep artisti shqiptar, Dardan, ka arritur të ngjitet në krye të “Top 50”, në përditësimin e fundit të listës së famshme të platformës, Spotify.
Me këtë rast, ylli i hitit që i solli atij suksesin “Pse”, ka lënë pas emra të shumtë të artistëve me popullaritet botëror, duke përfshirë këtu, këngëtaret e shquara, Dua Lipa e Billie Eilish.

Pas Dardan, në vendin e dytë është pozicionuar Dave dhe Central C me “Sprinter”, teksa në vendin e tretë e siguroi një artiste tjetër me origjinë shqiptare – Dua Lipa me këngën nga filmi “Barbie”, “Dance the night”.
Vendi i katërt shkoi për Peggy Gou dhe këngën “Nanana”, teksa “What was i made for” e Billie Eilish u pozicionua në vend të pestë.
Ky sukses i radhës për rep artistin, Dardan Mushkolaj, duket të jetë veç sinjali i radhës se muzika e tij po ecë në hapat e duhur, pasi që i njëjti, ka publikuar këngë të shumta, shumica prej të cilave shpejt fituan epitetin e “hiteve”.
Ylli hitit “Du bist mein”, ka arritur të bëhet pjesë e tregut shqiptar të muzikës, por njëkohësisht pjesë është bërë në tregun gjermano-folës.
Disa prej këngëve të Dardan-it, që arritën të grumbullojnë miliona klikime në platformën YouTube përfshijnë: “Malli” me Azet, “Normal” me Hava, “Manolo”, “DayTona” e disa të tjera./Katror.info