Një nuse zbriti për herë të parë në “altarin” e dasmës në një mënyrë krejtësisht të veçantë.
Jess dhe Ladis Hoefkens u martuan më 28 mars në majën e malit Mont Brévant, në Chamonix të Francës, në një ceremoni të vogel me 20 të ftuar që ishin të gjithë të veshur me rroba skijimi.
Jess, zbriti 60 metra gjatësi me ski, së bashku me babain e saj.
“Unë vij nga një familje e njerëzve të apasionuar pas maleve,” tha nuseja nga Dorset, Angli. “Babai im ishte shumë i gëzuar që do të skijonte deri në altar.“

Deri në atë moment, Jess nuk kishte skijuar ndonjëherë me fustan nusërie, por ajo e kishte shijuar shumë eksperiencën. “Ishte e mahnitshme, dhe të gjithë po flasin ende për sa e veçantë ishte,” shtoi ajo, shkruan GoodNewsNetwork, përcjell Katror.
Pasi shkëmbyen betimet, çifti dhe të ftuarit e tyre vazhduan festën dhe më pas të gjithë skijuan përsëri poshtë malit, me fotografin që i ndjekte.
Jess dhe Ladis u takuan për herë të parë në vitin 2019 përmes aplikacionit Tinder, dhe të dy ndanin pasionin për sportet dimërore. Kur Ladis i propozoi gjatë një shëtitjeje në perëndim të diellit në vitin 2022, Jess e shprehu dëshirën për një dasmë në mal.
Kjo ceremoni në mal ishte më e kushtueshme se një dasmë tradicionale, pasi ata kishin vendosur të akomodonin familjen dhe miqtë në chalet në Chamonix.
Ladis tha se ishte emocionuar nga pamja e nuses dhe se ai e kishte parë për herë të parë fustanin vetëm kur ajo po zbriste për në altar. “Ishte një moment fantastik, dhe ajo e bëri të dukej kaq lehtë,” tha ai./Katror.info