Shkencëtarët po analizojnë një guaskë kërmilli që besohet të jetë instrumenti më i vjetër frymor i llojit të vetë.
Guaska fillimisht u anashkalua kur u gjet në shpellën Marsoulas në vargmalet Pireneje, por studiuesit nga Qendra Kombëtare e Francës për Kërkime Shkencore (CNRS); Muzeu i Tuluzës; Universiteti i Tuluzës – Jean Jaurès; dhe Musée du quai Branly – Jacques-Chirac kanë lëshuar një regjistrim audio si pjesë e një studimi të ri.

Maja e guaskës së kërmillit të detit është e thyer dhe formon një hapje. Maja është pjesa më e fortë e guaskës, ndaj studiuesit thanë që thyerja nuk është rastësore.
Krahasimi me objekte të tjera, të cilat datojnë 18,000 vjet më parë, sipas studiuesve, e bën guaskën intrumentin më të vjetër frymor të llojit të saj.
Ajo jo detyrimisht është përdorur për të bërë muzikë, pasi mund të ketë qenë edhe mjet komunikimi.
Dëgjo tingullin e këtij instrumenti në videon më poshtë: