katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    1 year ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    1 year ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    1 year ago
    Postimet e fundit
    Bedri Hamza zgjidhet kryetar i PDK-së
    5 hours ago
    Perspektiva e Shqipërisë për anëtarësim në BE dhe bumi turistik çon bizneset kosovare kah Tirana!
    6 hours ago
    Presidentja Osmani i ndan Urdhrin e Lirisë Harry Bajraktarit
    9 hours ago
    Largohen arinjtë nga fshati Bellobrad i Dragashit
    9 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Biblioteka Kombëtare përshpejton digjitalizimin drejt një infrastrukture moderne
    9 hours ago
    Fëmijët vizitojnë IHMK në kuadër të kampanjës “Ajri jonë, jo i KEK-ut”
    10 hours ago
    IHK: Kushtet agro-meteorologjike të favorshme për mbjelljet vjeshtore
    3 days ago
    Grand Prix Zagreb 2025 nis sot, Kosova me gjashtë xhudistë në garë
    3 days ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Paul McCartney i bashkohet protestës së industrisë muzikore kundër AI me një këngë… pa zë
    10 hours ago
    David Szalay fiton çmimin “Booker 2025”
    10 hours ago
    Ermonela Jaho sjell emocion të madh në Gjakovë
    10 hours ago
    Dolly Parton nderohet me Çmimin Humanitar, ndërsa Tom Cruise shkruan histori në ceremoninë e Akademisë
    12 hours ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Gjigantët e teknologjisë po investojnë miliarda në garën për dominimin e AI
    2 weeks ago
    OpenAI gati të hapë epokën e re të muzikës inteligjente
    3 weeks ago
    SHBA-ja dhe Kina arrijnë “marrëveshjen finale” për shitjen e TikTok-ut
    3 weeks ago
    OpenAI sfidon Google me shfletuesin intelegjent “Atlas”
    4 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    25 sanduiçet më të mira në botë
    10 hours ago
    Ja disa arsye se pse duhet të shtoni kungullin në dietën tuaj!
    3 days ago
    3 mënyra si t’i ruani gështenjat për një kohë të gjatë
    4 days ago
    Cili qumësht alternativ është më i shëndetshëm?
    2 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    1 year ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Linja e re e trenit të natës rikthen udhëtimin Paris–Berlin
    9 hours ago
    Si e kanë interpretuar njerëzit aurorën për mijëra vite?
    12 hours ago
    Madridi apo Barcelona – cila është qyteti më i mirë spanjoll?
    3 days ago
    Leiden, streha historike e filozofëve dhe shkencëtarëve
    3 days ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Diagnozat e TikTok-ut vs çfarë thonë psikologët në të vërtetë
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Viral

Diagnozat e TikTok-ut vs çfarë thonë psikologët në të vërtetë

Last updated: 16/05/2025 8:36 AM
87 Shikime
Shpërndaje

Kohët e fundit, TikTok-u është kthyer në një lloj “zyre” jozyrtare të terapistit të internetit. Një moment sheh një video qesharake, dhe në tjetrin bindesh se ke ankth, autizëm, ADHD apo OCD – e tëra bazuar vetëm nga një video 30 sekondëshe, shkruan Katror.info.

Nësë akoma nuk jeni familjarizuar me këto terme, po ua jap një përshkrim të shkurtër se cka janë në të vërtetë:

ADHD është çrregullim neurozhvillimor që karakterizohet me vështirësi në përqendrim, hiperaktivitet dhe sjellje impulsive.

Mundesh me e lexu edhe...

Ermonela Jaho sjell emocion të madh në Gjakovë

Autizmi është çrregullim që përfshin vështirësi sociale, sjellje të përsëritura dhe ndjeshmëri ndaj stimujve të jashtëm.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

OCD është gjendje mendore që karakterizohet nga mendime dhe dëshira të padëshiruara, pra obsesione, që çojnë në sjellje të përsëritura për të ulur ankthin që shkaktojnë obsesionet.

Shëndeti mendor është kompleks dhe marrja e diagnozës së duhur kërkon më shumë sesa të shikosh një video virale ose të lexosh një titull tërheqës që rrezikon ta kthejë shëndetin mendor në një trend.

Ndonjëherë këto video të bëjnë të ndihesh i kuptuar dhe mund të jenë hapi i parë drejt ndihmës së vërtetë. Por, TikTok-u nuk është mjek.

-TikToku të thotë se ke ADHD sepse shpesh harron ku e lë telefonin.
Por… ndoshta je thjesht… i lodhur.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

-A është autizëm, ADHD, apo thjesht jeta moderne që na çmend?

Ti mund të thuash: “Jam shumë OCD sepse më pëlqen pastërtia dhe organizimi.” Por, nga një këndvështrim profesional, këto janë thjesht preferenca apo vlera personale.

Etiketimet e tilla mund të na japin njëfarë rehatie, por këtu qëndron problemi: kur i mbështesim tepër, rrezikojmë të fshehim atë që jemi vërtet.

Ekziston rreziku që algoritmi mund të çojë në keqinformim, gabim në diagnoza dhe individët mund të internalizojnë çrregullime që nuk i kanë në të vërtetë.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Platforma e shëndetit virtual ‘PlushCare’ analizoi së fundmi 500 video në TikTok që trajtonin çështje të shëndetit mendor, për të parë nëse përdoruesit e kësaj platforme po rrezikohen nga dezinformimi – dhe rezultoi se 84% e videove përmbanin informacione të pasakta ose të pavërteta.

Ndërsa 54% e videove përmbanin informacion të saktë, raporti tregoi gjithashtu se rreth 14.2% ishin aq keqinformuese sa mund të jenë potencialisht të dëmshme.

Një studim i publikuar në PLOS One zbuloi se vetëm 20% e krijuesve që flasin për ADHD kualifikimet e tyre profesionale, dhe asnjëri prej tyre nuk ishte profesionist i licencuar në fushën e mjekësisë.

Në studimin e Institutit të Autizmit Drexel, videot e lidhura me hashtagun #Autism kanë arritur një total prej 11.5 miliardë shikimesh, ku tregohet se 27% e videove u klasifikuan si të sakta, 41% si të pasakta dhe 32% si tepër të përgjithësuara.

Për OCD-në, një analizë e videove në TikTok ka treguar se 40% e videove nuk përdorën gjuhë të përqendruar te personi, psh “i varur” në vend të “person me çrregullim të varësisë”, 47% përmbanin komente stigmatizuese, dhe vetëm 30% tregonin një kuptim të vërtetë të gjendjes.

Prandaj, është mirë të jeni kurioz, por ju lutemi kontaktoni një profesionist. Terapistët, mjekët dhe këshilltarët janë trajnuar për të kuptuar nuancat e shëndetit mendor dhe mund të ofrojnë mbështetjen dhe udhëzimin që ju nevojitet vërtetë. Ata do t’ju ndihmojnë të kuptoni se çfarë po ndodh në të vërtetë. /Katror.info

Përgatiti:

Beatrisa Culaj
  • Beatrisa Culaj
    https://katror.info
    Punëtorët e RTK-së protestojnë për paga – si të gjindet zgjidhja?
  • Beatrisa Culaj
    https://katror.info
    Rrugëtimi i Adelina Tërshanit: Nga aktivizmi feminist te poezia ‘slam’ si formë qëndrese
  • Beatrisa Culaj
    https://katror.info
    Si ndikon pushimi i lehonisë në punësimin e grave në Kosovë?
  • Beatrisa Culaj
    https://katror.info
    Çka është ‘burnout’ dhe qysh me e shmang atë?
TAGGED:adhdAutizmidiagnozamjekesiaOCDTikToktophome1vetediagnostifikimiViral

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Rama pret liderët evropianë në Tiranë nën tingujt e këngës “Zjerm”
Artikulli i ardhshëm Kompletohet finalja e “Eurovision 2025”

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Lajme

Punëtorët e RTK-së hyjnë në grevë njëorëshe për mosmarrjen e pagave

61 Shikime
Lajme

Osmani: Anëtarësimi në NATO më urgjent për Kosovën sesa integrimi evropian

39 Shikime
Lajme

Kosova prezantohet në panairin ndërkombëtar të investimeve IME 2025

62 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?