Gazetari me origjinë kosovare që jeton në Suedi është nominuar për një çmim tepër të rëndësishëm. Lajmin e ka bërë të ditur Ambasada e Kosovës në Stokholm.
Ky çmim ndahet nga Akademia Raoul Wallenberg. Raoul Wallenberg, ishte arkitekt, diplomat dhe humanitst suedez i cili shpëtoi mijëra hebrenj në Hungari gjatë Holokaustit dhe fazave të mëvonshme të Luftës së Dytë Botërore.
Çmimi Wallenberg jepet për “individët, organizatat dhe komunitetet, guximi, vetëmohimi dhe suksesi i të cilëve kundër vështirësive të mëdha, personifikojnë vlerat për të cilat u shqua dhe luftoi Raoul Wallenberg”.
Ky çmim do të ndahet me 27 gusht 2023.
Salihu ka marrë edhe më parë çmime të ndryshme. Në vitin 2021, ai u nderua me çmimin e gazetarit Stora në kategorinë Zëri i Vitit. Më 1 shkurt 2022, Salihut iu dha çmimi i Bernës nga shoqata suedeze PEN për librin e tij Tills alla dör, përcjell Katror.info.
Në vitin 2022, Salihu mori çmimin Guldspaden 2021 në kategorinë Libër nga Shoqata e Gazetarëve hulumtues për librin e tij Tills alla dör.
Këtë vit ai botoi librin e tij Nobody Listens ku Salihu thellon tablonë e rrjeteve kriminale dhe luftën e policisë kundër tyre, duke filluar me thyerjen e Encrochat në pranverën e vitit 2020.
Salihu që është me prejardhje nga Gjakova ka migruar me prindërit në Suedi në moshën tetë vjeçare. Ai ka punuar në mediat suedeze Värnpliktnytt dhe Borlänge Tidning. Ai u punësua në vitin 2006 në gazetën Expressen, ku punoi si reporter dhe periodikisht ishte edhe korrespondent i gazetës në Londër dhe Nju Jork.
Në vitin 2012, kur Diamant Salihu punonte si reporter për Expressen. Në vitin 2017, ai u punësua si reporter në Televizionin Sveriges.
Në vitin 2021, ai botoi librin e raporteve Tills alla Dör rreth konflikteve midis bandave të ndryshme në Järvafältet./Katror.info