Kur artistët në festivale gjejnë mënyrën e duhur që nëpërmjet tingujve të kitarës të depërtojnë në shijet tona, atëherë ata mund të shpërblehen edhe me pjesëmarrje në operat prestigjioze ndërkombëtare e çmime të rëndësishme.
Diar Aliu është një ndër artistët që premton e i cili me suksesin e tij ka mahnitur edhe publikun ndërkombëtar.
Tingujt që prodhohen nëpërmjet instrumenteve muzikore të krijojnë ndjesi të veçantë e mbresa të pashlyeshme. Përmes tyre mund të përçohen mesazhe, që vështirë se mund të arrijnë te publiku në ndonjë formë tjetër. Sigurisht, kjo varet edhe prej shkathtësisë dhe talentit të atij që luan në instrumente.
Diar Aliu është kitaristi që me talentin e tij ka arritur të depërtojë përtej kufijve.
Aliu është kitarist nga Mitrovica, i cili së fundmi ka performuar para audiencës ndërkombëtare në hapje të koncertit FORUM GITARRE WIEN, duke shpalosur aftësitë e tij mjeshtërore në kitarë.
Aliu, vetëm 18-vjeç, së fundmi është pranuar në Universitetin e Arteve në Graz të Austrisë, ndërsa bagazhi i tij po ashtu përfshinë një koleksion prej 17 çmimesh kombëtare e ndërkombëtare, duke përfaqësuar potencialin e jashtëzakonshëm të të rinjve kosovarë.
Ndër çmimet kryesore që ka fituar në karrierën e tij është çmimi i parë në “Forrum Gitarre Wien 2022” në vitin 2022./Katror.info