Të gjithë pjesëmarrësit e 1/16-tës së Ligës së Kampionëve tashmë dihen pas ndeshjeve të zhvilluara të mërkurën.
Shorti për rrethin e parë të fazës eliminatore do të hidhet të hënën më 18 dhjetor në orën 12:00.
Nuk pati shumë befasi në fazën e grupeve, por padyshim që pati dramë, sidomos në raundin e fundit.
Emri më i famshëm që përfundoi kompeticionin është Manchester United, dhe klubet spanjolle patën një paraqitje të mirë, pasi tri prej tyre përfunduan të parat në grupet e tyre, me përjashtim të Sevillas, e cila u eleminua.
Skuadrat që u renditën të parat në grupet e tyre janë Bayerni, Arsenali, Real Madridi, Sociedad, Atlético Madrid, Borussia Dortmund, Manchester City dhe Barcelona.
Kopenhagen, PSV, Napoli, Inter, Lazio, Paris Saint-Germain, Leipzig dhe Porto shkuan në raundin e 16-të si ekipet e rreshtuar në vendet e dyta në grupet e tyre.
Përndryshe, garat në Ligën e Evropës do të vazhdojnë Galatasaray, Lens, Braga, Benfica, Feyenoord, Milan, Young Boys dhe Shakhtar. /Katror.info