Portreti i prezantueses Oprah Winfrey u zbulua të mërkurën në Galerinë Kombëtare të Portreteve Smithsonian në Uashington, si pjesë e një koleksioni portretesh të figurave historike amerikane.
Winfrey, prezantuese e emisionit të gjatë The Oprah Winfrey Show, biznesmene dhe filantropiste, tha se kurrë nuk e kishte ëndërruar që piktura e saj do ë vendosej në një muze në Uashington. “Nga të gjitha ëndrrat që kisha, as që e dija se kishte një Galeri Kombëtare”, tha ajo në ceremoninë e zbulimit, duke kujtuar fëmijërinë e saj të kaluar në varfëri.
Portreti, i pikturuar nga artisti nga Çikago, Shawn Michael Warren, tregon Winfrey-n me një fustan ngjyrë vjollce që qëndron jashtë pranë një peme. Portreti i saj bashkohet me portretet e amerikanëve të tjerë të famshëm, duke përfshirë abolicionistin Harriet Tubman, Presidentin Abraham Lincoln, ish-Presidentin Barack Obama dhe ish-zonjën e parë Michelle Obama. /Katror.info