Madje, ishte pikërisht në emisionin “Favorit” në T7 ku u përmend për herë të parë nga gazetari Ejup Llumnica.
Por, tani talenti i ri kosovar doli me një deklaratë në profilin e tij në Facebook, duke mohuar këta zëra.
“Për mua dhe familjen time është nder dhe krenari që të përfaqësoj vendlindjen time, vendin që u derdh shumë gjak që të çlirohet, e që ne tani e kemi obligim që të derdhim djersën tonë dhe të japim gjithçka nga vetja që të ndërtohet e të zhvillohet.”
Tutje ai ka thënë se nuk do të lërë Kosovën pa dhënë gjithçka për të profesionalisht.
”Historia do të më kujtojë një ditë dhe nuk do të shqetësohem se sa e vështirë do të jetë rruga drejt suksesit, dua ta përcaktoj veten, do të shkruaj historin e jetes time dhe askush nuk dua të më thotë se sa është e vështirë, nuk më tremb kjo aspak, as se çfarë mund të jem dhe çfarë nuk mund të jem, sepse qëllimi im është caktuar dhe nuk do të shkoj kurrë në shtëpi, të paktën jo pa dhënë gjithçka çfarë kam për vendin tim”, shkroi Gallopeni. /Katror.info
Përgatiti:
