Dior për prezantim të koleksionit të ri të veshjeve për meshkuj, për sezonin vjeshtë 2023 zgjodhi si sfond piramidat e Gizës. Ky koleksion u prezantua para 800 mysafirëve.
Shou i modës u mbajt pas perëndimit të diellit.
Qëllimi i prezantimit të këtij koleksioni të Dior në këtë vend ishte kremtimi për historinë dhe kulturën e pasur të Egjiptit dhe vënja e tij në skenën e modës.
Kjo shfaqje mode mori kritika pozitive.
Giza shënon lokacionin e katërt të turneut të Dior për prezantimin e këtij koleksioni pas Tokios, Miamit e Londrës.
Mirëpritja e një shou mode si ky në Giza do të thotë ridefinim i vendit nga një vend vetëm turistik në atë ku personat kreativ mund të takohen dhe inspirohen për punë të mëtejme./Katror.info