Në Pallatin e Rinisë u mbajt ceremonia e ndarjes së Çmimit të Lavdërimit të ministrit të Jashtëm japonez, e cila iu nda dirigjentit të Filarmonisë së Kosovës, Toshio Yanagisawa. Gjithashtu ai u nderua edhe me Medaljen e Artë të Filarmonisë së Kosovës.
Ambasador i Japonisë në Kosovë Ryuta Mizuuchi, ka thënë se sot është një ngjarje përmes së cilës festojmë 15-vjetorin e marrëdhënieve tona diplomatike.
“Sot zotëri Jatanaga është i pranishëm që t`i japë Çmimin e Lavdërimit të ministrit të jashtëm, Toshio Yanagisawas për kontributin e tij si bashkëpunim ndërmjet dy shteteve të Kosovës dhe Japonisë”, ka shtuar Ambasadori Mizuuchi.
“Jam shumë i lumtur që vazhdoj të punoj në Filarmoninë e Kosovës për 17 vjet. Kemi performuar nëpër shumë koncerte siç janë: Berberi i Seviljes, gjithashtu Simfonia Fantastike, Simfoninë e Bramsit, atë të Qajkovskit, Karmenin, ato të Stravinskit, gjithashtu sot do ta luajmë simfoninë e vogël. Ne kemi krijuar së bashku historinë duke punuar së bashku”, është shprehur dirigjenti Toshio Yanagisawa.
Gjithashtu edhe Filarmonia e Kosovës e nderoi me medaljen e Artë të Filarmonisë së Kosovës.
Çmimi i Lavdërimit i ministrit të Jashtëm është çmim zyrtar i Qeverisë Japoneze për individët dhe grupet për arritjet e tyre të shquara në fusha të ndryshme. Këtë vit festohet 15-vjetori i vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve tona.
Gjithashtu, ky vit shënon 10 vjetorin e dhurimit të instrumenteve muzikore japoneze për Orkestrën Filarmonike të Kosovës nga Qeveria Japoneze./Katror.info