Adoleshentë llogariten fëmijët e moshës mesatarisht nga 12-21 vjet, (diku më herët e diku më vonë). Në këtë periudhë, këta individë kalojnë nëpër shumë ndryshime, psikofizike dhe socio-emocionale. Adoleshentët janë të bindur se çfarëdo që të bëjnë, asgjë e keqe nuk mund t’u ndodhë, shkruan Revista Psikologjia. Sipas këtyre karakteristikave, këtu qëndron rreziku më i lartë dhe adoleshentët konsiderohen potencialisht të mundshëm për sjellje deviante. Për këtë arsye “shoqëria i ngatërron dhe ata vetë ngatërrohen me sjelljen deviante”.
Periudhën e adoleshencës tek individi, tek adoleshentët zhvillohet dëshira e madhe që ai të jetë i pavarur, gjë të cilën është e pamundur ta realizojnë sepse të rinjtë dhe të rejat janë ekonomikisht të varur nga prindërit
Në këtë moshë janë më të rëndësishme dy momente: Zhvillimi fizik i individit, ndryshimet trupore dhe momenti tjetër: Zhvillimi socio-emocional, pranimi i këtyre ndryshimeve nga vetë individi dhe rrethi i tij social.
Ndryshimet fizike: Fiziku dhe puberteti. Edhe kjo periudhë karakterizohet me zhvillimin e vrullshëm fizik të individit dhe fillimin e vrullshëm të pubertetit. Në periudhën e pubertetit, para së gjithash, bëhet zhvillimi mjaft intensiv fizik dhe pjekuria seksuale. Rëndom kjo periudhë quhet edhe “periudha e stuhisë dhe e dridhjeve”.
Ndryshimet socio-emocionale: Përshtatha e adoleshentit në shoqëri. Adoleshenca është koha kur fëmijët fillojnë dhe dëshirojnë të vendosin vetë. Këtu fillon e tëra! Rëndësi të veçantë paraqet edhe zhvillimi i identitetit dhe zhvillimi social i individit. Sipas Erik Eriksonit, adoleshent i suksesshëm është ai i cili mund t’i përgjigjet pyetjes: “Kush jam unë”?. Onyehalu mendon se: një pjesë e konsiderueshme e krizës së identitetit që përjeton rinia-adoleshentët, është rezultat i kërkesave kontradiktore mbi ta.
Qysh me u ballafaqu me adoleshentët?
Disa sjellje të caktuara, nuk janë në rregull asnjëherë, për cilindo fëmijë, i cilësdo moshë të jetë ai. Por nuk do të thotë se ato mbesin të tilla.Qëndrimet e prindërve, fëmijëria e hershme, pikëpamjet dhe normat shoqërore, sjelljet e mësimdhënësve ndikojnë shumë, se si njeriu i ri do ta kapërcejë këtë periudhë të jetës, e cila për të është e mbushur me shumë probleme.
Reagimet e adoleshentëve në situata të ndryshme jetësore dhe ndikimi i të tjerëve në sjelljet e tyre Adoleshenca nuk shfaqet njësoj tek asnjë individ. Edhe pse sjelljet e adoleshentëve duken të njëjta ato dallojnë nga individi në individ. Prania e një modeli si të prindërve apo personave në familje, në rrethin social, mësimdhënësve, personave të shquar publikë, luan një rol të rëndësishëm në kompletimin e sjelljes psikologjike të fëmijës. Fëmija është “thithës” sjelljesh, shprehjesh dhe i çdo lëvizjeje që kryhet kryesisht brenda familjes dhe më gjerë.
Në çdo rast adoleshentët duhet të drejtohen për ndihmë te: prindërit, mësuesit e tyre, personeli psiko-social në shkolla, të afërmit nga ku mund të marrin ndonjë këshillë, mjeku i familjes etj. Mos harroni: “Të gjithë ne jemi model për dikë, qoftë për të mirë apo për të keq. Nëse jemi për të dyja pse të mos jemi për të parën”?!/Katror.info