katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    9 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    9 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    9 months ago
    Postimet e fundit
    Danimarka nën kryesimin e BE-së, prioritet shtetet e Ballkanit
    1 hour ago
    Ekspozita për Ozzy Osbourne hapet në Birmingham
    16 hours ago
    MPB ndalon rreptësisht ndezjen e zjarreve në ambiente të hapura
    16 hours ago
    Berati me turistë në çdo stinë, mbi 370 mijë nga janari deri në maj
    17 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Revolucioni gjenetik që kthen dëgjimin: Fillimi i fundit të shurdhësisë?
    2 days ago
    Shkencëtarët zbulojnë një aleat të klimës në Inteligjencën Artificiale
    14 hours ago
    Proda: Bashkëpunimi me Kosovën, model suksesi në rajon
    2 days ago
    Arritje në arsim, kulturë, inovacion – 5 lajmet e mira për këtë javë – #Edicioni 21
    2 days ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    CrossRoads Festival: 3 ditë art, kulturë dhe aventurë në zemër të Hanit të Elezit
    2 hours ago
    Elvis Presley, mbret i rock and rollit dhe trashëgimia e tij përtej kohës
    2 hours ago
    EtnoFest 2025: 10 ditë festë kulturore në Kukaj
    14 hours ago
    Elon Musk formon parti
    17 hours ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Apple përgatit iPhone 17 Pro Max me super bateri
    16 hours ago
    Si u bë ‘Labubu’ një fenomen global?
    2 weeks ago
    Threads shton opsionin “Spoiler”: Diskuto pa prish surpriza!
    3 weeks ago
    Apple prezantion iOS 26: Nivel i ri inteligjence dhe produktiviteti
    3 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    A është mirë për shëndetin të pini kafe gjatë verës? Ekspertët japin përgjigjen!
    17 hours ago
    Disa arsye të forta pse duhet të hani shalqi çdo ditë!
    2 days ago
    E pasur me lëndë ushqyese, dardha ndihmon në shëndetin e lëkurës dhe shëron plagët!
    6 days ago
    A e mbron kafeja mëlçinë nga prekja e sëmundjeve?
    3 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    9 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Kurorën si rajoni më i mirë i verës në Evropë për vitin 2025 e mban…
    2 days ago
    TTW: Shqipëria drejt destinacionit ultra-luksoz për turistët e elitës
    1 week ago
    40 mijë vizitorë gjatë 5 muajve në Parkun Arkeologjik të Apolonisë
    1 week ago
    Nju Jorku, qyteti i 700 gjuhëve
    2 weeks ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Disa gjëra që fëmija i juaj 10-vjeçar nuk duhet t’i bëjë
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Life Style

Disa gjëra që fëmija i juaj 10-vjeçar nuk duhet t’i bëjë

Last updated: 07/03/2024 12:48 AM
256 Shikime
Shpërndaje
iStock Photo

Dhjetë vjet është një moshë e madhe për fëmijët. Të jesh dyshifror ndihet si një gjë e rëndësishme—ndjenjë sikur je një hap më afër pjekurisë. Për nënat, të kesh një fëmijë 10 vjeç, është një ndjenjë e ëmbel në përgjegjësinë e të qenit prind. Mund të shijoni një copëz të pjekurisë, por prapë keni para vetës copëza të mbetura të foshnjës tuaj.

Thënë kjo, ju mund të gjeni vetën më shpesh të nevrikosur,pasi fëmija juaj i shtyn kufijtë dhe përpiqet të nxitojë në të gjitha anët për të bërë gjërat, që ai ose ajo i sheh fëmijët më të mëdhenj duke i bërë.

Por mbaje qëndrimin tënd, mami. Vetëm për shkak se një zgjedhje e veçantë është “normë” këto ditë, nuk e bën atë një zgjedhje të mirë. Për t’ju ndihmuar të dalloni zonat e rrezikshme për fëmijët e kësaj moshe, ne kemi bashkuar një listë me 10 gjëra që një fëmijë 10 vjeç nuk duhet t´i bëjë. Ne e kuptojmë se të gjithë fëmijët piqen me ritme të ndryshme dhe mund të ketë disa përjashtime nga rregulli, por kjo listë ju jep një vend për të filluar në përcaktimin nëse keni nevojë të vendosni frenat në disa zona.

Mundesh me e lexu edhe…

CrossRoads Festival: 3 ditë art, kulturë dhe aventurë në zemër të Hanit të Elezit

Mbaje qëndrimin, mami. Vetëm për shkak se një zgjedhje e veçantë është “normë” këto ditë nuk e bën atë një zgjedhje të mirë.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

1. Të kesh qasje të pakufizuar në internet

Interneti është kudo—në kompjuterin e familjes, në televizorin e familjes, në tabletin në tavolinë dhe në çdo smartphone. Por me gjithë atë të mirë dhe komoditet arsimor, nga interneti vijnë edhe disa rreziqe reale. Konsideroni këtë:

Sipas një studimi nga Qendra Kombëtare për Fëmijët e Zhdukur dhe të Shfrytëzuar, një në pesë përdorues të internetit të moshës 10-17 vjeç kanë pranuar kërkesa ose qasje seksuale përmes internetit në një moshë të caktuar.

Photo: Getty Images

Një në 33 kanë pranuar kërkesa agresive, duke përfshirë përpjekjen për të organizuar një takim, ftesa për dreka ose darka, oferta për dhurata parash dhe telefonata.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Një në katër kishte ekspozim të padëshiruar ndaj materialeve të qarta seksuale.

Përfundimi: Nëse fëmijes tuaj i siguroni qasje të pakufizuar dhe të pavëzhguar në botën e internetit, kjo zakonisht nënkupton telashe. Nëse fëmija juaj ka një telefon, sigurohuni që të përdorni një nga këto pesë mënyra për të monitoruar pajisjet e dorës.

2. Konsumi i pijeve dietale

Në luftën kundër obezitetit të fëmijërisë, disa fëmijë dhe prindër mbështetën në konsumin e pijeve të gazuara dietale, për të përmbushur nevojat dhe kërkesat pa sheqer dhe kalori të shtuara. Por ky është një vendim i keq.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Hulumtimet sugjerojnë se pijet e ëmbëlsuara artificialisht krijojnë varësi dhe mund të rrisin dëshirën për ushqim dhe të kontribuojnë në shtimin e peshës. Një shqetësim edhe më i madh është se nuk ka pasur pothuajse asnjë hulumtim mbi efektet e këtyre ëmbëlsuesve në trupat dhe trurin ende në zhvillim të fëmijëve.

3. Konsumi i pijeve me sheqer

Në fund të ditës, pavarësisht nëse fëmija juaj është 10 vjeç apo 25, pjesa më e madhe e kalorive të tij ose të saj duhet të vijnë nga ushqimi, jo nga pijet. Por nëse fëmija juaj shijon disa pije të gazuara me sheqer, pije sportive ose pije energjike për çdo ditë, ai ose ajo po merr tonelata kalori me sheqer dhe zero ushqim në këmbim.

Photo: Getty Images

Shoqata Amerikane e Zemrës rekomandon që fëmijët të konsumojnë jo më shumë se tre lugë çaji (12-24 g) sheqerna të shtuar (duke mos përfshirë sheqernat natyrale në ushqime të plota si frutat ose qumështi i thjeshtë) në ditë. Kjo është rreth 50 kalori. Shumica dërrmuese e pijeve të mbushura me sheqer të tregtuara për fëmijët e tejkalojnë shumë atë kufi në vetëm një porcion.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

4. Qëndrimi ulur për orë të tëra

Përderisa është e nevojshme që fëmijë të qëndrojnë për pak kohë ulur (kryesisht në shkollë), koha e fëmijëve jashtë shkollës duhet të shpenzohet në aktivitete me intensitet të moderuar, si ndihma për të përgatitur vaktet ose punët e shtëpisë ose në aktivitete me intensitet më të lartë, si lojërat në natyrë ose sportet. Keni nevojë për ndihmë për t’i bërë ato? Lexoni 10 këshilla për t’i bërë fëmijët tuaj të lëvizin. (LINKU: https://www.imom.com/10-tips-to-get-your-kids-moving/)

5. Shikimi i filmave dhe programeve me përmbajtje agresive

Fëmijët punojnë shumë për të zhvilluar një ndjenjë të vetvetes në këtë moshë dhe do të modelojnë shumë nga ato që shohin. Ata janë të ndikuar shumë nga personazhet e televizionit dhe filmit që i konsiderojnë “të lezetshëm”.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
Photo: Shutterstock

Filmat dhe televizionet e vlerësuara për audiencë më të vjetër do t’i ushqejnë fëmijës tuaj me një dietë të seksit, dhunës dhe përdorimit të drogës dhe alkoolit, përpara se të kenë përvojë të mjaftueshme jetësore për t’i vendosur ato imazhe në kontekstin e duhur. Ka mjaft kohë që ata të shohin atë film PG-13 (Përmbajtje e moderuar nga prindërit) që ju e keni dashur si fëmijë. Mos u nxitoni. Lexoni komente dhe vlerësime për filma të ndryshëm, për të filtruar përzgjedhjen e filmave për fëmijën tuaj.

6. Përdorimi i mediave sociale ose dërgimi i porosive

Fëmija juaj dëshiron një llogari në mediat sociale për të parë jetën e të tjerëve, veçanërisht të fëmijëve më të mëdhenj që ata mendojnë se janë të lezetshëm. Problemi është se këta fëmijë më të rritur nuk janë gjithmonë një shembull i mirë.

Photo: Getty Images

Gjithashtu, fëmija juaj nuk është mjaft i pjekur në këtë moshë për të qenë përgjegjës për postet e tij ose të saj. E njëjta gjë vlen edhe për porositë. Fëmijët duket se thonë gjëra në këto platforma që nuk do t’i thoshin kurrë personalisht, dhe kjo nuk është një gjë e mirë. Fëmijët që kalojnë kohë të përfshirë në mediat sociale janë në rrezik më të madh për ngacmim dhe ngacmim seksual, kështu që vendosni disa masa mbrojtëse si këto, për t’i mbajtur ata të sigurt.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

7. Veshja e rrobave provokuese

Pavarësisht nga tendencat, ju keni të drejtë të refuzoni status quo-në dhe të vendosni standarde më të larta për 10-vjeçarin tuaj. Duke i mësuar fëmijët të vishen në mënyrë modeste, ju po dërgoni mesazhin se ata janë më shumë se trupi i tyre dhe se njerëzit duhet t’i vlerësojnë ata për zemrën dhe mendjen e tyre. Mësojini fëmijët të respektojnë veten dhe bota do ta ndjekë shembullin. Nëse keni djem, nuk është kurrë herët të filloni të flisni me ta për respektimin e vajzave dhe grave, pavarësisht se si janë të veshura.

8. Luajtja e video-lojërave të parapara për adoleshentë apo të rritur

Çdo shoqatë e respektuar mjekësore në vend, nga Shoqata Mjekësore Amerikane deri te Akademia Amerikane e Psikiatrisë së Fëmijëve dhe Adoleshentëve, nënshkruan një deklaratë të përbashkët në Kongresin e organizuar në vitin 2000, e cila paralajmëroi prindërit për dhunën në media dhe efektin e saj negativ tek fëmijët.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
Photo: Terry Peters

Raporti i tyre thekson se ekspozimi ndaj dhunës mund të ngrejë ndjenja dhe mendime agresive, veçanërisht te fëmijët, dhe se këto efekte mund të jenë afatgjata. Ka kaq shumë lojëra argëtuese për fëmijët në ditët e sotme, saqë nuk duhet të jetë e vështirë për 10-vjeçarin tuaj të gjejë diçka jo të dhunshme, duke përfshirë në këto përpjekje edheedhe miqtë e tij/saj. Mos kini frikë të ngritni këtë cështje me ndonjë nënë tjetër dhe të bashkoni forcat.

9. “Dalja” me një të dashur

Ju mund ta mendoni si të padëmshme, apo edhe simpatike, por ta lejoni fëmijën tuaj të pretendojë një lidhje romantike kaq herët është një ide e keqe. Një studim i Universitetit të Denverit zbuloi se lejimi i romancës në jetën e fëmijës suaj në këtë fazë mund të shkaktojë një përzierje jo të shëndetshme të vetë-konceptit romantik dhe besimit të përgjithshëm, veçanërisht në fushat e paraqitjes dhe pranimit nga bashkëmoshatarët.

Për më tepër, një përvojë e keqe në fushën romantike mund të ketë pasoja negative për fëmijën tuaj në fusha të tjera.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

10. Fjetja më pak se 9–10 orë në natë

Asnjë fëmijë nuk mund të performojë mirë në shkollë, të vazhdojë me aktivitetet pas shkollës, të bëjë punët e shtëpisë dhe të mbajë një qëndrim të këndshëm pa pushim të mjaftueshëm. Megjithatë, kjo është ajo që shumë 10 deri në 12-vjeçarë po përpiqen të bëjnë, ditë pas dite.

Sipas Fondacionit Kombëtar të Gjumit, pushimi i mjaftueshëm është rreth 10 orë në natë në këtë moshë! Kjo betejë do të jetë e vështirë. Përgatituni për sukses duke përcaktuar një pauzë të qëndrimit të fëmijëve para ekraneve të të gjitha llojeve dhe madhësive, për të ndihmuar fëmijën tuaj të qetësohet./Katror.info

Përgatiti:

Arsim Buxhovi
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    A është mirë për shëndetin të pini kafe gjatë verës? Ekspertët japin përgjigjen!
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Pse kur lani rroba është mirë të vendosni një gjethe dafine në lavatriçe?
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Sa gjumë na duhet vërtet? Ja çfarë thonë ekspertët
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Amazon përdor një milion robotë në depot e saj!
TAGGED:edukimiFemijetinternetiLifestylelojerat

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Tetë sekrete bukurie nga tetë vende të botës
Artikulli i ardhshëm Rëndësia e lojës për të rriturit
Leave a Comment Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Life Style

5 sekrete bukurie që dermatologët nuk i thonë shpesh

13 Shikime
Life Style

Mos e mbuloni karrocën e foshnjës në ditë të nxehta si këto, ja pse

11 Shikime
Life Style

Pse kur lani rroba është mirë të vendosni një gjethe dafine në lavatriçe?

8 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?