Gjatë këtij sezoni festiv, mos harroni se një dietë e shëndetshme nuk ka të bëjë vetëm me atë që vendosni në pjatën tuaj, por edhe me atë që ushqeni mendjen tuaj.
Pas teprimit me ushqime festive, të fillosh një dietë është një nga vendimet më të zakonshme për vitin e ri, por rrallëherë mendojmë për ‘dietën tonë mediale’.
Sipas hulumtimeve të Jodie Jackson mbi edukimin media, tregohet që ajo që konsumohet me mendjen është po aq e rëndësishme sa që konsumohet me trupin, sipas saj mediat që një person konsumon ndikojnë në mendimet, emocionet dhe, përfundimisht, në cilësinë e jetës së tij ose të saj.
Duke pasur këtë parasysh, ajo rekomandon 10 strategji të thjeshta për një ‘dietë mediale’:
1. Bëni një përzgjedhje të lajmeve pozitive
Truri juaj ka një prirje të lindur ndaj negativitetit, duke e bërë që natyrshëm të përqendrohet te kërcënimet dhe problemet. Disa prodhuesit e medial e shfrytëzojnë këtë duke i dhënë përparësi historive negative që tërheqin lehtësisht vëmendjen tuaj. Kjo jo vetëm që na ofron një pamje të shtrembëruar të mënyrës se si është shoqëria, por gjithashtu mund të çojë në ankth dhe ndjenjë të mbingarkesës. Duke kërkuar me qëllim përmbajtje pozitive dhe të përqendruar në zgjidhje, jo vetëm që merrni një pamje më të saktë të botës, por gjithashtu riformësoni mënyrën tuaj të të menduarit për shpresë dhe mundësi.
2. Planifikoni me kujdes kohën tuaj para ekranit
Shumë prej nesh i drejtohen pajisjeve nga zakoni, të nxitur nga shenja të brendshme si mërzia ose nga nxitës të jashtëm si njoftimet.Por çfarë nëse do të planifikonit se si dhe kur të angazhoheni me mediat, në vend që të reagoni ndaj tyre? Duke planifikuar me qëllim kohën tuaj para ekranit, krijoni kufij që ju ndihmojnë të mbani kontrollin mbi dietën tuaj mediatike dhe të shmangni përdorimin e pavetëdijshëm të mediave.
3. Bëni mediat tuaja fuqizuese
Mund të jetë e dobishme ta mendoni kështu: konsumi i mediave duhet të zgjojë potencialin tuaj, jo ta zvogëlojë atë. Ndiqni krijues frymëzues, liderë mendimi dhe kanale edukative që ushqejnë rritjen tuaj dhe çlirojnë potencialin tuaj. Është e rëndësishme të përpiqeni të zgjidhni media që ju ndihmojnë të bëheni më të mirë, jo më keq.
4. Largoni opsionet që stimulojnë krijimin e zakoneve
Funksione si autoplay, scrolli pafund dhe njoftimet shtytëse janë krijuar për të manipuluar vëmendjen tuaj dhe sistemin e dopaminës në tru. Ato krijojnë një cikël shpërblimi që forcon zakonet, duke ju shtyrë të kontrolloni telefonin vazhdimisht. Çaktivizoni këto funksione për të rikthyer balancën e trurit tuaj, për të përmirësuar përqendrimin dhe për të zvogëluar kërkimin e padisiplinuar.
5. Kryeni një pastrim të mediave sociale
Përmbajtja e kuruar në mediat sociale është krijuar për të tërhequr vëmendjen tuaj por gjithashtu mund të shkaktojë krahasime të dëmshme, duke rritur ankthin dhe ulur vetëvlerësimin. Hiqni strategjikisht ndjekjen e çdo llogarie që shkakton krahasime, stres ose negativitet dhe ndiqni krijues që inspirojnë rritje, pozitivitet dhe mësim. Kjo ju ndihmon të krijoni një ambient online që mbështet qëllimet dhe shëndetin tuaj mendor.
6. Përmirësoni gjumin me një kufizim të përmbajtjes digjitale
Këtë sezon festash, dhuroni mendjes suaj pushimin, shikimi i ekranit para gjumit pengon ciklin e gjumit të trurit duke shtypur melatoninën, duke e vonuar gjumin deri në një orë e gjysmë dhe duke e zhvendosur ritmin cirkadian deri në tre orë. Kjo mund t’ju lërë të lodhur mendorisht dhe emocionalisht të brishtë. Përcaktoni një kufizim digjital 60 minuta para gjumit dhe përdorni këtë kohë për media me stimulim të ulët si leximi, shkruajtja e një ditari falënderimi ose meditimi: aktivitete që qetësojnë mendjen tuaj dhe forcojnë qëndrueshmërinë emocionale.
Përdorni aplikacione për të mbështetur mirëqenien tuaj
Ashtu si cilësia e ushqimit ndikon në cilësinë e shëndetit tuaj, cilësia e informacionit ndikon në shëndetin tuaj mendor. Ekspozoni mendjen tuaj vazhdimisht ndaj përmbajtjes fuqizuese dhe frymëzuese qoftë meditime të udhëzuara, podkaste motivuese ose praktika të ndërgjegjësimit. Aplikacione si Headspace dhe Mindvalley ndihmojnë në kondicionimin e trurit tuaj drejt pozitivitetit, qëndrueshmërisë dhe balancës emocionale.
Lëreni muzikën të krijojë atmosferën këtë Krishtlindje
Media nuk është vetëm TV ose media sociale, muzika është një nga format më të fuqishme të medias dhe mund të jetë një aleat i shkëlqyer për të përpunuar emocionet, përmirësuar humorin dhe ulur stresin. Këtë sezon festiv, përdorni muzikën për të vendosur tonin emocional për ju dhe mysafirët tuaj. Po ashtu, mund të krijoni një listë personale këngësh për kur dëshironi të çlodheni pas të gjithave.
9. Shmangni mbingarkesën me informacion
Një i rritur mesatar konsumon katër orë media çdo ditë përveç shtatë e më shumë orëve që shumë profesionistë kalojnë përpara ekranëve gjatë punës. Kjo është më shumë se 11 orë në ditë input informacioni. Por truri juaj nuk është krijuar për stimulim të vazhdueshëm. Ashtu si kur hani shumë dhe shkakton një ndjesi fizike të pakëndshme, po ashtu, kur konsumoni shumë përmbajtje procesoni shumë informacion, kjoo krijon një lloj shqetësimi psikologjik, që çon në lodhje mendore, vendimmarrje të dëmshme dhe disbalancë emocionale. Prandaj, jepni trurit tuaj një pushim.
10. Gjeni kohë për të kaluar kohë me të dashurit tuaj
Këtë sezon Krishtlindjesh, lejoni që prezenca juaj të jetë dhurata më e madhe për ata që doni. Krijoni zona pa teknologji në shtëpinë tuaj siç është tavolina e ngrënies apo dhoma e ndenjës dhe lejoni që bisedat e sinqerta të lulëzojnë. Kjo kohë e fokusuar dhe e vëmendshme mund të forcojë lidhjet, të thellojë lidhjet emocionale dhe të krijojë kujtime të paharrueshme.
Pra, gjersa afrohemi me Krishtlindjet, mbani mend se nuk është çështja vetëm se çfarë vendosni në pjatën tuaj, por edhe me çfarë ushqeni mendjen tuaj.
Një dietë mediale e menduar me qëllim mund të ndikojë në shëndetin tuaj, fuqizojë mendimet tuaja dhe rrisë gëzimin tuaj. Këto ndryshime të vogla do të reflektojnë në vitin e ri, duke vendosur themelet për një jetë më të mirë, të fuqizuar dhe më të përmbushur. /Katror.info
Përgatiti:
