Distria Krasniqi ka shkëlqyer në çerekfinale të Kampionatit Botëror.
Për më pak se 20 sekonda e mposhti jugkoreanen Seyun Jang.
Kampionia olimpike e kaloi edhe rrethin e tretë të kompeticionit që po mbahet në Doha të Katarit pasi e eliminoi prej aty belgen Amber Ryheul.
Në çerekfinale, Krasniqi do pati punë me koreanen Seyun Jang të cilën e mundi shumë lehtë.
Distria Krasniqi në gjysmëfinale të Botërorit përballë në kategorinë deri 52 kg do ta ketë Uta Abe.
Paraparakisht, Distria e kaloi rrethin e parë në kategorinë deri në 52 kilogramë pa luftë, kurse në atë të dytë e mposhti me lehtësi gjermanen Mascha Ballhaus. Distria është njëra prej favoriteve për t’u shpallur kampione e botës në xhudo sot./Katror.info