Sot, në Ditën Botërore të Sindromës Down, presidentja Vjosa Osmani ka takuar persona të jashtëzakonshëm që jetojnë me këtë sindromë. Ajo i ka cilësuar si burim frymëzimi dhe dashurie për të gjithë, duke theksuar rëndësinë e krijimit të mundësive të barabarta dhe një mjedisi që u mundëson të shprehin plotësisht potencialin e tyre.
Në një video të saj, presidentja ka ndarë përshtypjet nga ky takim, duke theksuar se është detyrë e shoqërisë të angazhohet për mbështetjen dhe fuqizimin e personave me Sindromën Down.
Ajo ka theksuar se këto momente janë një kujtesë e fortë për nevojën e ndërtimit të një shoqërie më gjithëpërfshirëse dhe mbështetëse.
“Takova persona të jashtëzakonshëm – plot energji, dashuri dhe forcë. Një moment frymëzues që na kujton sa e rëndësishme është të punojmë së bashku për një shoqëri ku secili ka mundësi të barabarta,” ka shkruar Osmani.
Dita Botërore e Sindromës Down shënohet çdo vit me qëllim ndërgjegjësimin dhe promovimin e të drejtave të personave me këtë sindromë, duke theksuar rëndësinë e përfshirjes dhe mbështetjes së tyre në çdo aspekt të jetës. /Katror.info
Përgatiti:
