katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Aa
  • Home
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    12 months ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    11 months ago
    Të ngrisim një gotë për…
    1 year ago
    Postimet e fundit
    Prezantohet projekti i Qendrës Nacionale të Xhudos, e cila pritet të ndërtohet në Pejë
    5 hours ago
    Ekipi përfaqësues i Kosovës gati për një tjetër sfidë ndërkombëtare që do të mbahet në Singapor
    5 hours ago
    Më 1 tetor hyn në fuqi Marrëveshja e Sigurimeve Shoqërore Zvicër-Shqipëri
    7 hours ago
    Ndahen 5.5 milionë euro për rinovimin e Qendrës Nacionale të Xhudos
    10 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    1 year ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    1 year ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    1 year ago
    Postimet e fundit
    Ajo është vajza më e pëlqyer sot në rrjet: Çfarëdo që xhiron, e shet
    4 hours ago
    Ju njohim me tre vajzat e talentuara të aktorit të njohur Sylvester Stallone!
    6 hours ago
    ‘Arti në shkolla’ fillon shtrirjen në Prishtinë
    8 hours ago
    Yll Limani publikon një pjesë të shkurtër nga kënga e re
    8 hours ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    1 year ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    1 year ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    1 year ago
    Postimet e fundit
    Gruaja britanike gjeti macen 11 vite pasi e kishte raportuar të zhdukur
    7 hours ago
    Pse evropianët paguajnë më shumë për iPhone sesa amerikanët
    12 hours ago
    Papagalli që i këndon këngët ikonike të Led Zeppelin
    1 day ago
    Google largon një veçori të rëndësishme për Gmail
    1 day ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    1 year ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    1 year ago
    Postimet e fundit
    Kuti pauze me ve, rrush dhe gjalpë kikiriku, gati sa hap e mbyll sytë
    4 hours ago
    Menemen; vezët “alla” turke që DUHESH me i provu
    8 hours ago
    Oreo-bombica; super-kafshatat që DUHESH me i provu
    8 hours ago
    Tost me djathë dhie dhe pesto, për ty që je merak n’ushqim por nuk ke shumë kohë
    3 days ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    6 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    11 months ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    1 month ago
    Postimet e fundit
    Ky vend ka vetëm nëntë banorë: Është i stolisur me bukuri të pabesueshme dhe histori të pasur
    4 hours ago
    Pamje nga vendi ku po punohet tuneli i Llogarasë
    4 hours ago
    Ekspozita ‘Identitete të trashëgimisë tonë shpirtërore’, në shëtitoren e Shkodrës
    7 hours ago
    Kompleksi industrial i Trepçës kthehet në destinacion turistik
    11 hours ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Dita Ndërkombëtare e Çokollatës, historia e produktit që askush s’mund t’i rezistojë
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Aa
  • Home
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Home » Dita Ndërkombëtare e Çokollatës, historia e produktit që askush s’mund t’i rezistojë
Kuriozitet

Dita Ndërkombëtare e Çokollatës, historia e produktit që askush s’mund t’i rezistojë

Last updated: 13/09/2023 2:04 PM
6 Shikime
Shpërndaje
Foto: Latest LY
Foto: Latest LY
Shpërndaje

13 shtatori është Dita Ndërkombëtare e Çokollatës.

Çokollata është një produkt ushqimor industrial që ka për bazë kakaon. Përdoret për ushqim në formë të pastër dhe si gjysmë produkt në industri e kuzhinë.

Fjala çokollatë rrjedh nga pija e parë me përmbajtje të saj Xocóatl (Xócoc: ëmbël; atl: ujë; d.m.th “ujë i ëmbël”), e cila prodhohej nga astekët. Kjo pije ka qenë ujë i përzier me kakao, vanilje dhe beber Cajen.

Mundesh me e lexu edhe…

UNESCO zbulon vende të reja të trashëgimisë botërore

Bima Theobroma Cacao (emri shkencor i kakaos) u klasifikua nga Lineu, duke pasur parasysh emrin dhe përdorimin e tij në qytetërimet që e përdornin në atë kohë.

- Advertisement -

Historia e kakaos dhe çokollatës

Bima e kakaos ka origjinë antike dhe sipas disa studimeve botanike mendohet të ketë qenë e pranishme mbi 6.000 vjet më parë në lumenjtë Amazona dhe Orinoko. Bujqit e parë që filluan ta kultivonin bimën e kakaos ishin majat, rreth vitit 1000 p.e.s. Tokat që shtrihen mes gadishullit Jukatan, Ciapasit dhe bregut paqësor të Guatemalës ishin të parët që panë fillimin e historisë së kakaos dhe bashkë me të, të çokollatës.

- Advertisement -

Më vonë majat dhe astekët filluan kultivimin e kakaos dhe më vonë të prodhonin çokollatë.

Përveç përdorimit liturgjik e ceremonial, në Amerikë çokollata përdorej si pije e quajtur ksokoatl, shpesh e aromatizuar me vanilje, spec djegës e piper. Kjo pije përftohej e ftohtë ose e nxehtë duke i shtuar ujë ose përbërës të tjerë, si miell e minerale. Një tjetër mënyrë e përgatitjes ishte duke i shtuar çokollatës miell misri dhe mjaltë.

Karakteristika e saj parësore ishte shkuma, e cila në antikitet përftohej duke e kaluar disa herë nga një enë në tjetrën. Pas pushtimit spanjoll filloi të përdorej “dybeku” (molinilo), i cili lëvizej poshtë e lart dhe kështu arrihej më shpejt shkuma aq e dëshiruar.

Nuk mund të mos vihet re koincidenca e mënyrës së përgatitjes të pijes së kakaos me traditën afrikane të përgatitjes së çajit (tre cikle të njëpasnjëshëm përgatitje, çdonjëri prej të cilëve përftohet nga zierja e gjetheve të çajit, përzierja e përsëritur deri në arritjen e shkumës).

Ksokoatl-i kishte si efekt lehtësimin e ndjesisë së lodhjes, gjë që lidhej me teobrominën që përmbante. Ai ishte një artikull luksi në gjithë Amerikën qendrore pre-kolumbiane; farat e kakaos përdoreshin si monedhë dhe si njësi matëse: në thesarin e perandorit Motekuhzoma (më i njohur si Montezuma), gjendeshin thuajse një miliard të tilla. Thuhet se ksokoatl-i kishte një shije të shkëlqyer.

Hoze de Akosta, një misionar jezuit spanjoll që jetoi në Peru dhe më pas në Meksikë në fundin e shekullit XVI, shkruante: Jo e shijshme për ata që nuk e njohin, më një shkumë në sipërfaqe që nuk ka aspak shije të mirë. Gjithsesi, është një pije shumë e vlerësuar nga indianët, të cilët e përdorin për të nderuar fisnikët që përshkojnë vendin e tyre. Spanjollët, si burrat dhe gratë, të cilët janë mësuar me vendin, janë shumë xhelozë për këtë çokollatë. Thonë se përgatisin shumë lloje, të ngrohta, të ftohta, të vakëta dhe se i fusin shumë erëza; bëjnë me të dhe një brumë që sipas tyre është i mirë për stomakun.

- Advertisement -

Vetëm në vitin 1502 kakao u njoh nga qytetërimi evropian: Kristofor Kolombo gjatë udhëtimit të tij të katërt e të fundit në Amerikë, zbarkoi në Honduras ku pati rastin të provonte një pije me bazë kakaoje; në kthim mori me vete disa fara kakaoje për t’ia treguar Ferdinandit dhe Izabelës së Spanjës, por nuk i dha asnjë rëndësi zbulimit. Vetëm me Hernando de Soto u arrit futja e kakaos në Evropë në mënyrë të përhapur, ishte viti 1519.

Ai arriti në Amerikë nga Spanja. Perandori Montezuma e priti krahëhapur dhe i ofroi një plantacion të tërë me kakao.

Ngarkesa e parë e dokumentuar e çokollatës drejt Evropës me qëllim tregtar udhëtoi mbi një anije nga Verakruzi në Sevilje në 1585. Çokollata shërbehej gjithmonë si pije, por evropianët dhe sidomos urdhrat e murgjve spanjollë, të cilët kishin një përvojë të gjatë me mishelat, i shtuan vaniljen dhe sheqerin për t’i hequr shijen e hidhur dhe ia hoqën piperin dhe specin djegës.

Gjatë gjithë viteve 500, çokollata mbeti një ekskluzivitet i Spanjës, e cila ia zgjeroi kultivimin. Vetëm në vitet 600, nëpërmjet Toskanës, kakao arriti në Itali me anë të tregtarit fiorentinas Antonio Carletti dhe në 1615 në gjithë Evropën. Gjurmët e lidhjes së vjetër të Firences me çokollatën gjenden në disa libra të Bibliotekës Kombëtare Qendrore të Firences, ku gjenden dëshmi të shumta të shkruara duke filluar nga viti 1600 me një debat mbi çokollatën dhe konsumin e saj.

- Advertisement -

Gjithmonë në Firence, nga viti 1680 gjenden gjurmë të shkruara mbi temën e çokollatës. Në 1680 botohet “Ndryshimet mes ushqimit dhe çokollatës…” të cilin e ndjekin në 1728: “Mendime rreth përdorimit të çokollatës”, “Letër ku ekzaminohen arsyetimet e autorit të mendimeve të para, rreth përdorimit të çokollatës”.

Në shekullin XVII u kthye në një luks mes fisnikëve të Evropës dhe holandezët, lundrues e zotët, ia morën Spanjës kontrollin botëror. Në Venecian e viteve 700 lindnin dyqanet e para të kafesë, paraardhësit e bareve të sotëm; ato ishin sigurisht dhe dyqane çokollate dhe ishin në garë për të ndryshuar recetat ekzistuese duke shpikur të reja. Në vitin 1790 “Gazeta Veneciane” dokumentoi përhapjen e produktit. Deri në fund të shek. XVIII çokollata konsiderohej si shëruese ndaj çdo gjëje dhe mendohej me veti mrekullibërëse.

Brazili, Martinika dhe Filipinet e rritën kultivimin e kakaos; në të njëjtën kohë shumë qytete evropiane u shquan për përpunimin e çokollatës; një shembull ishte Torino i cili kishte një prodhim prej 350 kg në ditë, pjesa mw e madhe eksportohej në Austri, Zvicër, Gjermani dhe Francë, ku pak nga pak përgatitja e pijeve të çokollatës u kthye në një pasion.

- Advertisement -

Në fund të shek. XVIII çokollata e parë e ngurtë siç e hamë sot, u shpik në Torino nga Doret-i. Në 1802 Bozzelli shpiku një makineri për ta rafinuar brumin e kakaos e për ta përzier me sheqer e vanilje. Duhet të vinte viti 1820 që sistemi të vihej në punë dhe kubi i parë i çokollatës u prodhua në Angli.

Në vitin 1826 Pierre Paul Caffarel filloi prodhimin e çokollatës në sasi të mëdha falë një makinerie të re, e cila mund të prodhonte mbi 300 kg çokollatë në ditë.

Në vitin 1828 holandezi Conrad J. van Houten, e shpejtoi metodën e nxjerrjes së yndyrës nga farat e kakaos, duke i transformuar në kakao pluhur dhe gjalpë kakaoje. Zhvilloi gjithashtu të ashtuquajturin “proces holandez”, i cili konsiston në trajtimin e kakaos me alkale për t’i hequr shijen e hidhur. Këto trajtime bënë të mundur prodhimin e çokollatës si ajo e sotmja.

Çokollata e parë me përmasa më të mëdha se ajo e Doretit u prodhua në vitin 1847 nga Joseph Fry. Në vitin 1852, në Torino, Michele Prochet filloi të përziente kakaon me lajthi të shtypura e të pjekura, duke krijuar brumin Gianduia. Daniel Peter, një fabrikant zviceran qirinjsh, u bashkua me vjehrrin për të prodhuar çokollatë.

Në vitin 1867 filluan të fusnin edhe qumështin si përbërës dhe nxorën në treg çokollatën me qumësht në vitin 1875. Për të larguar ujin nga qumështi në mënyrë që çokollata të ruhej me gjatë, u ndihmua nga një fqinj, fabrikant ushqimesh për fëmijë, me emrin Henri Nestlè. Rudolph Lindt shpiku procesin e quajtur “conching”, i cili konsiston në mbajtjen për një kohë të gjatë të çokollatës së shkrirë për ta bërë mishelën homogjene.

Në 1946 Pietro Ferrero shpiku një krem me çokollatë dhe lajthi me qëllim për t’i shitur disa kile pastiçierëve: produkti pati një sukses shumë më të madh nga ç’pritej dhe disa vjet më vonë, në vitin 1964, u krijua çokokremi, i cili u bë i famshëm në të gjithë botën./Katror.info

Përcillni Katrorin edhe në rrjete sociale

Facebook, Instagram, TikTok, YouTube, X (Twitter), Threads

Përgatiti:

Reita Demi
  • Reita Demi
    https://katror.info/author/reita/
    Dalin në ankand shishet e mbushura me “uiskin skocez më të vjetër në botë”
  • Reita Demi
    https://katror.info/author/reita/
    Piktura e Picasso në ankand për 120 milionë dollar
  • Reita Demi
    https://katror.info/author/reita/
    Ndahen 5.5 milionë euro për rinovimin e Qendrës Nacionale të Xhudos
  • Reita Demi
    https://katror.info/author/reita/
    Skenaristët e Hollivudit i japin fund grevës

TAGGED: 13 shtatori, cokollada, Dita nderkombetare e Cokollates, kuriozitet, top3
Reita Demi September 13, 2023 September 13, 2023
Shpërndaje
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Foto: Apple Apple prezanton iPhone 15, vjen me plot ndryshime
Artikulli i ardhshëm Foto: Dukagjini Trafiku Urban fiton grant prej 400 mijë € nga BERZh-i, do të shtrihet edhe në zonat më periferike

Mundesh me e lexu edhe...

Kuriozitet

Google feston ditëlindjen e 25-të

7 Shikime
Kuriozitet

UNESCO zbulon vende të reja të trashëgimisë botërore

5 Shikime
Shije

Kuti pauze me ve, rrush dhe gjalpë kikiriku, gati sa hap e mbyll sytë

159 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

Pages

Home
Kontakti

Kategoritë

Lajme te mira
Katrori YT
People
Viral
Fun
-Kuriozitet
-Life Style
Udhë
Shije

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

Facebook Like
Twitter Follow
Instagram Follow
Youtube Subscribe

Secured by  

 [email protected]
 +38345720430
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë 10000


katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.
Gazetarë, profesionistë të web-it dhe social mediave punojnë me dashuri për me ju sjell Lajme të Mira çdo ditë :)
Qëllimi ynë kryesor është që të promovojmë sa më shumë sukseset e personave dhe shoqërisë ku ata jetojnë e që për lexuesit tanë përbën lajm të mirë!
© 2022 - katror.info


Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
Welcome Back