Nganjëherë pak na duhet që ta bëjmë dikë të ndihet mirë dhe ta nxjerr atë që ka brenda.
Një rast i veçantë së fundmi ka ndodhur në SHBA, ku një sherif i Miçiganit ndihmoji një të ri ta largojë barrën nga super e tij.
Zëvendës-sherifit i Miçiganit, Jake Thorne gjeti një burrë duke qarë në veturën e tij në njërën anë të rrugës dhe i tha oficerit se po kalonte një kohë të vështirë.
“A ka ndonjë gjë që mund të bëj për t’ju ndihmuar?” ishte pyetja që ia parashtroi.
Ndërsa ajo çfarë i la përshtypje zëvendës-sherifit ishte se krejt çka personi në gjendje të rënduar ia kërkoi ishte një përqafim.
“Oficer, një përqafim do më bënte mirë”, ia ktheu ai.
Thorne më pas e përqafoi burrin, duke i ofruar fjalë dhe burime inkurajuese për ta ndihmuar.
Thorne dhe partnerja e tij qëndruan me të për 20 minuta për t’u siguruar që gjithçka ishte në rregull. Burri i informoi zëvendës-sherifin se nuk ishte vetëvrasës dhe nuk donte të lëndonte veten, por thjesht kishte pasur një ditë të vështirë.
“Nëse keni nevojë ndonjëherë për ndonjë gjë, thjesht telefononi, mirë?” Thorne tha para se të ndahej me burrin.
Ky është edhe një rast tjetër se sa i rëndësishëm është shëndeti mendor dhe se si nuk duhet lënë anash mirëqenia dhe shendeti ynë mendor. Ngarkesat në punë, në jetën personale, në familje e shoqëri nganjëherë bëhen aq të mëdha saqë secili prej nesh kemi nevojë për përqafimin e dikujt.
Mos harro, për secilin problem me të cilin ballafaqohesh sot, është diçka që mund të zgjidhet dhe të tejkalohet, thjesht duhet ta flasësh me dikë. /Katror.info