Prodhimi i serialit ‘Harry Potter’ të HBO do të fillojë në Warner Bros Studios në Leavesden, në veriperëndim të Londrës, në verën e vitit 2025. Seriali i ‘Harry Potter’ do të ketë një kast krejtësisht të ri, por do të mbetet autentik me librat origjinalë, duke i afruar aventurat magjike me një audiencë të re. Leavesden ndodhet në Watford, në veri të Londrës, dhe filmi hit ‘Barbie’ 2023 është xhiruar në studiot atje.
Warner Bros është kompania e prodhimit që qëndron pas filmave origjinalë, me protagonistë Daniel Radcliffe, Emma Watson dhe Rupert Grint, raporton The Economic Times.
Në studiot Leavesden në Hertfordshire të Anglisë, pritet të ndërtohet një “mini-qytet” i tërë dedikuar ekskluzivisht për serialin televiziv të ardhshëm të bazuar në librat e famshëm të J.K. Rowling. Kompleksi do të përfshijë një version të ri të rrugës ikonike “Privet Drive”, ambiente të reja të xhirimeve, rrugë, shkolla për aktorët e rinj, një qendër mjekësore dhe hapësira të posaçme për kujdesin ndaj kafshëve që do të përfshihen në serial.
Kastit do t’i bashkohen emra të rinj në rolet e personazheve të njohur si Profesor Dumbledore – John Lithgow; Profesor McGonagall – Janet McTeer; Profesor Snape – Paapa Essiedu; Hagrid – Nick Frost; Profesor Quirrell – Luke Thallon; Filch – Paul Whitehouse.
Ky projekt ambicioz pritet të sjellë një përjetim të ri dhe më të thelluar të botës magjike të “Harry Potter”, duke i dhënë gjeneratave të reja mundësinë ta përjetojnë historinë nga një këndvështrim i freskët. Rikujtojmë se botimi i parë i romanit “Harry Potter” i shkruar nga autorja britanike J. K. Rowling – është shitur 18,000 paund (22,329 dollarë) pasi doli në ankand. /Katror.info
Përgatiti:
