Një nga mënyrat më të thjeshta dhe të lehta që të mbajmë trupin tonë shëndetshëm, është konsumimi i ujit me tranguj.
Më poshtë mund të shihni gjërat që kjo pije mund të bëjë për trupin tuaj.
- Ul rrezikun e sëmundjeve të zemrës
Uji me tranguj ka efekt në uljen e shtypjes së lartë të gjakut duke ndihmuar veshkat që të lirojnë sodiumin e tepërt që gjendet në trupin tuaj.
- Parandalon dobësimin e eshtrave
Trangujt janë të pasur me vitaminën K, e cila ruan densitetin e eshtrave dhe i mbanë ato të forta.
- Parandalon dehidrimin
Shumë institute shëndetësore rekomandojnë gjashtë deri në tetë gota ujë me tranguj në ditë.
- Largon mbetjet toksike
Ngaqë ka përqindje të lartë të ujit dhe fibrave, e bën më të lehtë që trupi juaj të eliminoj kimikatet e rrezikshme.
- Ndihmon të humbisni peshë
Konsumimi i ujit me tranguj ju bën që të humbisni apetitin. Gjithashtu duke zëvendësuar lëngjet e ndryshme me këtë pije, ndihmon që të ulni konsumimin e kalorive në përgjithësi.
- Parandalon tharjen e lëkurës
Uji me tranguj ofron organizmit tuaj silic dhe vitaminën B-5, të cilat janë të rëndësishme për lëkurë të shëndetshme. Gjithashtu ndihmon me uljen e inflamacioneve dhe irritimeve.
- Parandalon dobësimin e muskujve
Ofron lëndë ushqyese të nevojshme për muskujt siç është silici.