Shumë shqiptarë që kanë migruar nëpër vende të ndryshme të botës, tashmë e kanë gjetur veten dhe janë integruar në shoqëritë perëndimore. Ndër ta është edhe rasti i doktorit Naim Mehmeti, i cili me prejardhje është nga Gjakova, po që jeton dhe vepron në Zvicër.
Ai gjithashtu së fundmi hapi ordinancën “Gefässmedizin Winterthur” me vendndodhje në qendrën tregtare Triamal në Winterthur, e para e fushës së angiologjisë në këtë kanton.
Me mbi 160 metra katror dhe katër dhoma kontrolli, ordinanca është e para e këtij lloji në qytetin e Winterthurit.

Udhëheqës i kësaj ordinance është Naim Mehmeti, me prejardhje nga Gjakova, i cili ka punuar për një kohë të gjatë në spitalin e Winterthurit si angiolog.
Mehmeti Fakultetin e Mjekësisë e ka mbaruar në vitin 2004 në Universitetin e Vjenës në Austri. Specializimin e mjekësisë interne e ka pëfunduar në vitin 2011 në spitalin Universitar të Cyrihut.
Kurse specializimin e Angiologjisë e ka përfunduar në vitin 2014 në spitalin Universitar të Cyrihut. Nga viti 2014 deri në shkurt 2017 ka punuar si kryemjek (Oberarzt) në angiologji spitali Kantonal Winterthur.
Nga shkurti 2017 e deri në fund të shkurtit të këtij viti punoi si kryemjek udhëheqes (Leitender Arzt) ne repartin e Angiologjisë të spitalit Kantonal të Winterthurit./Katror.info
