Drita ka kaluar me sukses në raundin e tretë kualifikues të Ligës së Konferencës, pasi eliminoi skuadrën islandeze, Bredalbik.
Skuadra kosovare tani do të përballet me Audan nga Letonia. Gjilanasit do të luajnë ndeshjen e parë të fazës së tretë kualifikuese për Ligën e Konferencës në Letoni me datë 8 gusht, derisa atë të kthimit do ta luajë më 15 gusht.
Nëse Drita do ta kaloj edhe këtë raund, do të sigurojë fazën e play-offit, ku janë edhe skuadrat nga kampionatet më të forta të Evropës. Kaltërebardhët në play-off të Ligës së Konferencës mund të përballen me skuadrën angleze, Chelsea, shkaku që Drita do të gjendet në vazon jo-bartëse.
Shorti për fazën e play-off të Ligës së Konferencës do të mbahet më 5 gusht në orën 13:00, ndërsa dy ndeshjet e play-off do të zhvillohen më 22 dhe 29 gusht. Shorti për fazën e ligës do të mbahet më 30 gusht./Katror.info