Laguna e Nartës është një prej perlave të Shqipërisë, që ofron një panoramë magjepsëse.
Kriporja e Nartës gjendet në skajin jugor të ultësirës bregdetare, në afërsi të qytetit të Vlorës. Në periudhën shtator-tetor, zona është fantastike për shkak se thahet uji dhe mbetet vetëm kripa.
Kriporja e Nartës është e para në Shqipëri. Gjatë ditëve të nxehta të verës vaskat e kripores së Nartës, pjesë të Peizazhit të Mbrojtur Vjosë-Nartë shndërrohen në ngjyrën rozë dhe korale.
Periudha e verës, pikërisht në ditët me temperatura maksimale karakterizohet nga lulëzimi i algave të quajtura ‘Dunaliella Salina,’ të cilat kanë një prezencë të lartë të pigmentit Beta Karoten.
Uji në hapësirat për prodhimin e kripës gjatë kësaj periudhe merr ngjyrë rozë duke krijuar imazhe të mahnitshme.