Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa ka njoftuar se tani është bërë ambasadorja e re dhe promovuesja e make-up për kompaninë e bukurisë YSL.
“Shumë e lumtur të ndaj që jam ambasadorja e re e make-up për kompaninë e bukurisë YSL”, shkroi pop ylli shqiptaro-britanik në rrjetin social Instagram.
YSL Beauty ka emëruar Dua Lipën si Global Make-up Ambasadore në një përpjekje për ta rritur shtrirjen e saj të kozmetikës.
Këngëtarja fituese e çmimit Grammy do të kryejë një fushatë për koleksionin e ri të buzëve të markës luksoze të kozmetikës franceze, YSL Loveshine.
E xhiruar nga regjisorja Nathalie Canguilhem në Marok, fushata e sjell Dual Lipën të mbuluar me buzëkuqin e ri nudo Loveshine Wet Shine të ekskluzivitetit.
U përzgjodh Dua Lipa sepse ajo “është gruaja perfekte për të udhëhequr gjeneratën e re të konsumatorëve të kozmetikës”, thuhet në një deklaratë nga marka në pronësi të L’Oréal./Katror.info