Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, kaloi një mbrëmje të këndshme me të dashurin e saj të ri, Callum Turner, dhe familjen në Londër, pas shpalljes së datave të turneut të saj të ardhshëm botëror.
Ylli i pop-it, 29 vjeçe, është në një lidhje me aktorin Callum, 34 vjeç, që nga qershori dhe u duk në humor të mirë ndërsa shiheshin duke u kapur dorë për dorë në Hammersmith.
Këngëtarja e hitit “Dance the Night” kishte veshur një xhup të kuq të rehatshëm dhe pantallona të zeza ndërsa ajo dhe Callum shkonin së bashku në një restorant, shkruan DailyMail.

Çifti kaloi një mbrëmje të qetë me anëtarë të familjes së Duas, duke shijuar një darkë të thjeshtë në kryeqytetin britanik. Ata qëndruan ngjitur me njëri-tjetrin nëpër qytet, ku kaluan katër orë në restorant para se të shkonin në Chiltern Firehouse.
Kjo mbrëmje familjare vjen vetëm disa javë pasi këngëtarja fituese e çmimit ‘Grammy’ festoi vitin e fundit të të 20-ave me një postim të guximshëm në Instagram.
Ajo ndau me ndjekësit e saj disa fotografi në InstaStory nga momentet e veçanta të festimeve.
Të premten, ylli me origjinë nga Kosova njoftoi se do të nisë një turne botëror të madh, i cili do të zgjatë gjatë shumicës së vitit 2025./Katror.info