Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, në kuadër të turit “Future Nostalgia” ka mbajtur një koncert në kryeqytetin meksikan Meksiko City. Koncertin e kanë ndjekur 65 mijë njërëz . Me anë të një postimi në Instagram ajo e konsideroi si shfaqjen më të madhe në turneun e saj.
“Të jetosh në re! Shfaqja më e madhë në turneun Future Nostalgia! 65 mijë njerëz në Mexico City- një nga qytetet e mia të preferuara në botë. Faleminderit për pritjen e ngrohtë. Ndjehem shumë shumë mirënjohëse për këtë rrugëtim” ka shkruar Lipa.

Si në cdo koncert të këngëtarës shumë të dashur për publikun, ajo ngriti në këmbë edhe publikun meksikan, të cilët këndonin këngët e saj bashkë me Duan. Së fundmi këngëtarja është vazhdimisht e angazhuar me koncerte dhe turnetë nëpër botë.

Përgatiti:
