Mbretëresha Camilla u takua me mbertëreshën e muzikës. Bashkëshortja mbretërore Camilla mori pjesë në ceremoninë e çmimit Booker 2022, ku pop ylli me prejardhje kosovare, Dua Lipa mbajti fjalimin kryesor, shkruan People.

Ndër të tjera Dua Lipa tha se “thjesht kënaqësia” e të lexuarit e ndihmoi atë t’i kalonte kohët “vështira” të turneve, si dhe të lidhej me trashëgiminë e saj.
Në fjalën e saj gjatë aktivitetit, në The Roundhouse në Londër, Lipa e vlerësoi Ismail Kadarenë, i cili fitoi Çmimin Ndërkombëtar Booker përurues, si dhe shtoi se gjatë fëmijërisë së saj kishte lexuar librat e Kadaresë si “Kështjella”, të cilat ia kishin pasuruar aftësitë e saj gjuhësore, si dhe e kishte lidhur atë me prejardhjen e saj si shqiptare.
Gjithashtu në ceremoninë e çmimit Booker 2022, kantautorja, 27 vjeçare, tha se një shkrim i mirë “e ka fuqinë t’i bëjë njerëzit të ndihen të dukshëm”.

“Është nder i madh të jesh në mesin e disa prej mendjeve letrare më të mëdha të botës dhe të flasësh për njërën nga kënaqësitë më të thella në botë: kënaqësinë e thjeshtë të leximit të një libri”, shtoi ajo, shkruan Evening Standard.

Çmimi u fitua nga autori nga Sri Lanka Shehan Karunatilaka për romanin e tij “The Seven Moons Of Maali Almeida “dhe u prezantua nga Queen Consort./Katror.info