Service95, buletini javor i stilit të jetesës, i themeluar nga Dua Lipa, njoftoi se së fundmi se po ia dedikon një edicion të Newsletterit, që ekskluzivisht i kushtohet Kosovës dhe se si temë kryesore ka liberalizimin e vizave për kosovarët.
Dua gjithashtu ia bashkëngjiti një letër të cilën e nis me titullin “Liri për Kosovarët”, ku edhe e shpreh kërkesën e saj që rinisë kosovare t’i hapen dyert që t’i përqafoj vlerat evropiane dhe të bëjë që skena dhe arti kosovarë të lulëzoj dhe t’i tejkalojë kufijtë e Kosovës.
“Liri për Kosovarët
Çdo vit mezi pres të kaloj sa më shumë kohë gjatë verës në Kosovë. Ekziston një energji ndryshe nga kudo që kam qenë unë, ndoshta sepse gjysma e popullsisë është nën moshën 27 vjeç. Atmosfera është shumë evropiane, me një skenë muzikore dhe arti që lulëzon. Megjithatë, në shumë mënyra, të rinjve kosovarë iu janë prerë krahët. Kosova mbetet një nga vendet e pakta evropiane, qytetarët e së cilës ende kanë nevojë për vizë për të hyrë në BE, qoftë për një takim pune apo për pushime. Në newsletterin e kësaj jave, shkrimtarja Suzana Vuljevic shpjegon se çfarë do të thotë liria e lëvizjes për Kosovën dhe pse angazhimi i fundit i BE-së për të dhënë liberalizimin e vizave deri në janar 2024 është një premtim që duhet mbajtur.
Me dashuri, Dua”, përfundon letra e Duas.
#SetMeFree është hashtagu i cili është përdorur në fushatën të cilën e shpalli Dukagjin Lipa, si themelues i festivalit vjetor të muzikës në Prishtinë, ku nga aty erdhi edhe idea për ta përdorur platformën e festivalit për të vënë në pah çështjen e liberalizimit të vizave dhe përmes artit t’i nxitë organet vendimmarrëse që t’i heqin kërkesat për viza. I njëjti hashtag do përdoret edhe si pjesë e këtij newsletter.
Ndërsa autorja Suzana Vuljevic vazhdon me një tekst të gjatë, mirë të argumentuar dhe shtjelluar si në aspektin politik, social, demografik e kulturor pse kosovarëve duhet t’u hiqen regjimi i vizave.
Buletinin e plotë mund ta lexoni në Service95.