Dua Lipa ka publikuar këngën e saj të re “Dance The Night”, e cila i paraprin filmit të Greta Gerwig, “Barbie”. Artistja shqiptare po ashtu është shfaqur si një ‘barbie’ e vërtetë me paraqitje e një vallëzim tejet sensual.
“Dance the Night” u shkrua nga Lipa, Andrew Wyatt, Caroline Ailin dhe Mark Ronson.
Ylli 27-vjeçar i muzikës pop – e cila krenohet me 146.3 milionë ndjekësit në Instagram – ftoi ndjekësit që ta dëgjojnë këngën në të gjitha platformat.
Të hënën Dua rikrijoi momentin në fillim të ‘trailer’-it të filmit “Barbie”, ku producentja Margot Robbie doli nga takat e saj rozë për të zbuluar se këmbët e saj ishin ende në formë si kukulla plastike.
Këngëtarja britaniko-shqiptare do të bëjë gjithashtu debutimin e saj në aktrim si Mermaid Barbie në filmin e Warner Bros.
Projekti në fjalë pritet të debutojë në kinematë amerikane dhe në Mbretërinë e Bashkuar në korrik.
“Barbie: The Album” gjithashtu flitet se do të ketë këngë nga Taylor Swift, Ava Max, Britney Spears, Iggy Azalea dhe Charli XCX.
Të tjerë të përfshirë në këtë film janë: Ryan Gosling, Greta Gerwig, Emma Mackey, Will Ferrell, Simu Liu, Michael Cera etj.
Krahas kësaj, krijuesja e hitit “Levitating” do të luajë gjithashtu një rol misterioz në filmin e Matthew Vaughn, “Argylle./Katror.info