Artistja shqiptare me renome ndërkombëtare, Dua Lipa, po shijon romancën e re me regjisorin, Romain Gavras.
Dua, 27-vjeçe, u pa duke u përqafuar me regjisorin, 41-vjeç, në prapaskenë në shfaqjen e Saint Laurent në Javën e Modës në Paris.
Ata u fotografuan më vonë të kapur për dore teksa po largoheshin nga evenimenti.
Romain në të kaluarën disa vite më parë ka qenë në lidhje me këngëtaren tjetër shqiptare, Rita Ora, 32-vjeçe.

I njëjti ishte në romancën me Ritën për gjashtë muaj, derisa konfirmuan ndarjen në mars të vitit 2021.
Krijuesja e hitit “Levitating” nga ana tjetër ishte në lidhje me modelin Anwar Hadid për më shumë se dy vjet.
Ish-çifti kujtojmë se ndanë rrugët me njëri-tjetrin në fund të vitit 2021./Katror.info