Këngëtarja me famë botërore e me origjinë shqiptare Dua Lipa, ka uruar qytetarët e Kosovës për festën e ditës se Pavarësisë.
Lipa ka uruar gjithashtu edhe për arritjen e liberalizimit të vizave.
“Më në fund të lirë, jemi me të vërtetë mirënjohës për të gjithë ata që punuan pa u lodhur për të bërë realitet ëndrrën e udhëtimit pa viza”, thuhet në urimin e shpërndarë nga Sunny Hill Festival dhe Republika Agency.