Pavarësisht se po vlerësohet “grupi i vdekjes” ai ku është Shqipëria, Kroacia, Italia dhe Spanja, presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, nuk është i të njëjtit mendimi.
Ai ka thënë se asnjëri grup nuk është i lehtë.
“Nuk besoj se ka grup të lehtë. Nuk besoj se ka ekipe të dobëta dhe për këtë quhet turne final evropian. Nuk mund të nisesh nga shorti. Doja të thosha fillimisht, i falënderoj futbollistët, teknikët, stafin administrativ dhe të gjithë që e sollën Shqipërinë këtu, ta shijojnë këtë sukses. Ka kohë për t’u përgatitur deri në qershor”, ka thënë ai.
Tutje ai tha se do të përgatiten mirë, pasi që përballja do të jetë me Italinë.
Do ta bëjmë më të mirën. Bëhesh i fortë kur luan kundër të fortëve. Kemi përballë Italinë. Do të përgatitemi mirë dhe uroj t’i kemi çunat mirë deri në fillim të Evropianit. Vazhdojmë të jemi me të njëjtin objektiv, kalimin e grupit”, ka thënë Duka, që është edhe nënkryetar i UEFA-s. /Katror.info
Përgatiti:
