Ndërtesa e quajtur Future Car Park ndodhet në distriktin e biznesit të qytetit Hangzhou, në Kinë dhe ka një kapacitet prej 500 makinash që rreshtohen duke përdorur një sistem plotësisht të automatizuar.
Parkingu përbëhet nga një seri kullash ovale të ngjashme me pemët. Tre kulla në qendër të parkingut të së ardhmes përdoren për parkimin e makinave, ndërsa tre të tjerat transportojnë vizitorët me ashensorë, Katror.info.
Parkingu është i pajisur me një sistem parkimi të avancuar, tërësisht të automatizuar.
Drejtuesit e automjeteve hyjnë në ndërtesë, ku lënë makinat e tyre, të cilat më pas zhvendosen në zonat më të ulëta të parkimit ose shpërndahen me ashensorë në kulla.
Sistemi automatik i parkimit zgjedh një vend parkimi të caktuar për çdo makinë bazuar në kohën e kërkuar të parkimit të specifikuar nga pronari i makinës. /Katror.info